Post view

Greqi, dështojnë bisedimet e koalicionit qeverisës

Athinë – Takimi i kryeministrit grek Lukas Papadhimos me përfaqësuesit e “treshes” për borxhin grek, i cili filloi mbrëmë, përfundoi pa rezultat përfundimtar.

Ministri grek i Financave, Evangelos Venizelos deklaroi se pas çështjes kryesore kontestuese – uljen e pensioneve, ende nuk është arritur kompromis. Për çështjen e njëjtë nuk është arritur kompromis edhe mes liderëve të partive në Qeverinë e Papdhimosit, të cilët kanë biseduar tetë orë.

Zëdhënësi i socialistëve Panos Beglitis sqaroi se partitë janë dakorduar rreth kërkesës për ulje për 22 për qind të bruto rrogës rminimale prej 751 eurove në 586 euro, ndërsa rroga minimale mujore  e njerëzve nën 25 vjeç do të ulet për 30 për qind në 527 euro.

Venizelos herët në mëngjes u nis për në Bruksel ku sot do të marrë pjesë në takimin e Eurogrupit. Ai theksoi se deri në fund të takimit duhet të arrihet marrëveshje me “treshen”.

Era85 09.02.2012 0 1126
Comments
Order by: 
Per page:
 
  • There are no comments yet
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Rate
0 votes
Actions
Recommend
Categories
Filme (3 posts)
Lajme Shqip (292 posts)
Movies (2 posts)
Ngjarje (1 posts)
Politics (3 posts)
Politik (3 posts)
Tech News (48 posts)