Beitragsansicht

Ndërkombëtarët të zhgënjyer nga prishja e koalicionit PDSH-RDK

Shkup-Përfaqësuesit ndërkombëtar në Shkup janë të zhgënjyer nga prishja e bashkëpunimit midis PDSH dhe RDK-së.

Një diplomat evroperëndimor tha se nuk është lajm i mirë prishja e këtij bashkëpunimi, mirëpo megjithatë respektohet autonomia dhe veprimi politik i çdo subjekti politik.

“Ne kemi mirëpritur bashkëpunimin për të qenë një opozitë më e fuqishme, mirëpo jemi të befasuar nga prishja e këtij bashkëpunimi të deklaruar akoma pa bërë asnjë hap apo pa formalizuar ate. Mendojmë se është mirë që lideri i secilës parti të arsyetoj para elektoratit se përse u prishën marrëdhëniet dhe me këtë krijohen kushte që partitë e maxhorancës të jenë më komode përballë një opozite të dobët”, theksoi një diplomat perëndimor.

Në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, PDSH dhe RDK përmes liderëve Menduh Thaçi dhe Rufi Osmani shpallën nismën e bashkëpunimit.

“Bashkërisht u pajtuam se ky bashkëpunim duhet të vlerësohet pozitiv dhe nga kundërshtarët politik, nuk bëhet kundër askujt, por janë dy çështje thelbësore që na drejtuan, na orientuan drejt këtij bashkëpunimit: gjendja e shqiptarëve dita ditës bëhet më e rëndë këtu në Maqedoni dhe e dyta, procesi integrues duhet të zhbllokohet. Ky bashkëpunim shtylla kryesore do ti ketë këto dy çështje”, ka theksusar atëkohë Thaçi.

Nga ana tjetër, kryetari i RDK-së, Rufi Osmani theksoi se me “PDSH-në lidhen platforma dhe programe të ngjashme, shqetësime të përbashkëta se shumëçka në Maqedoni aktualisht nuk shkon në drejtimin e duhur, ramë dakord që të bëjmë një grup punues i cili do të punon në përcaktimin e çështjeve që janë në interes lokal, nacional, parlamentar”.

Ata u dakorduan për një plan dinamik në funksion të realizimit të objektivave të përbashkëta që janë në dobi të shqiptarëve dhe që do të jenë në funksion të tejkalimit të problemeve të shumta të vendit  në veçanti zhbllokimit të procesit të integrimit të vendit.

Era85 09.02.2012 0 1093
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)