Beitragsansicht

Rritet tensioni në Maqedoni pas zjarrit në kishë

ensionet ndëretnike dhe ndërfetare janë të pranishme në fshatin Llabunishtë të Komunës së Strugës. Fshati i banuar me mbi 6 mijë shqiptarë dhe vetëm 150 maqedonas së fundi është shndërruar në qendër të vëmendjes së opinionit të brendshëm dhe atij të jashtëm, por edhe vatër e pranisë së shtuar dhe vëmendjes së organeve policore, gazetarëve dhe misioneve diplomatike. Rasti i shpërthimit të zjarrit dje, në orët e mbrëmjes, në ambientet ndihmëse të kishës, ka trazuar gati tërë Llabunishtën dhe ka rritur tensionet ndëretnike dhe ndërfetare në të gjithë rajonin e Strugës. Gjatë vizitës në Llabunishtë, shumë qytetarë deklaruan se zjarrin në objektin-ambientet ndihmëse - e kanë vënë vetë banorët ortodoksë. Këtë pohim ata e mbështesin në rend të parë në edukatën e tyre, parimet e mësim-besimit islam, për tolerancë, mirëkuptim, respektim të konfesioneve të tjera, e aq më tepër edhe të objekteve të kultit fetar, si dhe në deklarimin e kryetarit të Komunës së Strugës, i cili i ka deklaruar mediave elektronike se kjo është vepër e vetë maqedonasve. Një nga dëshmitarët e intervenimit të shuarjes së zjarrit në ato ambiente të kishës, Sami Demishi, thekson se ka qenë dëshmitari i parë i shuarjes së flakëve të kobshme të zjarrit. “Unë e kam shtëpinë shumë afër kishës dhe kam qenë i pari që kam mbërritur aty dhe kam tentuar të shuaj zjarrin. Kur shkova aty, isha i pari që mbërrita te kisha, aty pashë dy policë që rrinin dhe xhironin ngjarjen - zjarrin me celular, ndërsa policët e tjerë, zjarrfikësit dhe banorët e tjerë, kanë ardhur shumë më vonë. Si ka mundësi që unë që jam afër kishës, e nuk kam mbërritur aty para policëve?”, - shprehet Sami Demishi. Pjesa e kishës ku ka shpërthyer zjarri shihet se është pjesë e shtuar, aneks i objektit ekzistues, që më parë nuk ka ekzistuar. Në atë pjesë të shtuar, kanë qenë ambientet për ushqim dhe një pjesë që ka shërbyer si depo për dru për nxemje. Sa i përket dëmit të shkaktuar dhe shkaktarëve të kësaj vepre vandale dhe penale, organet e policisë dhe hetuesisë, kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë kryer veprimet e duhura për ekspertizë dhe pritet që rasti të zbardhet plotësisht. Shpërthimi i zjarrit në këtë objekt, që është njëri nga dy objektet e kultit fetar ortodoks në Llabunishtë, ka qenë shkas që këtë fshat ta vizitojë edhe misioni vëzhgues i OSBE-së, që ka biseduar me banorë të fshatit, sepse Llabunishta nuk ka ende kryetar të bashkësisë lokale. Djegia e ambienteve ndihmëse të kishës së fshatit ishte kulmi i ngjarjeve, që çoi në tensionimin e situatës dhe shndërrimin e fshatit në lajm qendror. Banorët theksojnë se vëmendja për vendbanimin e tyre duhet të shtohet kryesisht për përmirësimin e kushteve jetësore, infrastrukturës dhe jo për lajme që rrënojnë imazhin e këtij vendbanimi, që gjithashtu mbijeton nga shumica e diasporës shqiptare. Ambientet ndihmëse të kishës ortodokse “Shën Nikolla” në Llabunishtë të Strugës janë përfshirë nga zjarri, dy net më parë, rreth orës 22:00. Zjarri ka ndodhur vetëm një orë e gjysmë, pasi në këtë fshat ka qëndruar kryetari i komunës, Ramiz Merko, për të biseduar me banorët lidhur me qetësimin e situatës dhe rritjen e mirëbesimit ndëretnik pas tensioneve të fundit në rajonin e Strugës.

Era85 01.02.2012 0 931
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)