Beitragsansicht

Papunësia në vendet e Eurozonës kap përmasa të reja shqetësuese

Papunësia në vendet e Eurozonës ka kapur një shifër të re rekord në fund të vitit të kaluar. Këtë e bëri të ditur agjencia evropiane Eurostat. Shkalla e papunësisë në 17 vendet që përbëjnë Eurozonën, pra që përdorin monedhën e përbashkët euro, ka qenë 10 për qind në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Me pak fjalë në këtë periudhë 16.5 milionë njerëz kanë qenë të papunë në këtë periudhë, ose 751,000 më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas këtyre përfundimeve, vendi më i goditur nga papunësia vazhdon që të mbetet Spanja me 22.8% të papunë, ndërsa Austria është vendi që ka edhe përqindjen më të ulët të të papunëve. Papunësia është rritur ndjeshëm sidomos vitin e kaluar edhe sepse kjo tendencë ka nisur që me krizën ekonomike të vitit 2008. Që nga ai moment, shifrat kanë ardhur duke u bërë gjithnjë e më shqetësuese për të gjitha vendet e Bashkimit Europian dhe veçanërisht vendet e Eurozonës. Shkak për këtë është edhe situata e rëndë e disa prej vendeve jugore të Europës, si pasojë e krizës së borxheve dhe masave shtrënguese që janë marrë për të kursyer dhe ulur borxhin e lartë. Në dhjetor të vitit 2010, shkalla e papunësisë në Eurozonë ishte 10%. Sipas një analisti, pritet që në vitin 2012, numri i të papunëve të rritet edhe më. Kjo do të shkojë paralelisht me të gjitha problemet e tjera ekonomike dhe shtrëngimet financiare që po ndërmerren. Por mbi të gjitha parashikimet janë të errëta, për shkak se e ardhmja është e pasigurt dhe nuk dihet se si do të shkojë edhe kriza e euros dhe e vendeve që janë më së shumti të rënduar prej saj. Në shumë raste, firmat dhe kompanitë janë duke i shtyrë në mënyrë të papërcaktuar projektet, duke shtyrë edhe punësimin e njerëzve. Ndërkohë ka rënë ndjeshëm edhe punësimi i punëtorëve të rinj, edhe në ndërmarrjet të cilat janë duke shënuar ndonjë rritje ekonomike edhe në këtë kohë krize. Në 27 vendet e Bashkimit Europian, shkalla e papunësisë ka     qenë 9.9 për qind në dhjetor pra pa punë kanë qenë 23 milionë njerëz të aftë për punë.

Rritjen më të madhe veç Spanjës në këtë këndvështrim e kanë pasur Greqia, Qiproja, por rënien më të ndjeshme e kanë pasur vendet baltike si Estonia, Lituania dhe Letonia. Por edhe vende të tjera si Franca dhe Italia kanë shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të të papunëve.

Era85 01.02.2012 0 930
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)