Post view

Vizat, Berisha: Arritje e madhe

Duke e konsideruar këtë si një mesazh miqësor që Evropa i dërgon shqiptarëve, Berisha shprehu mirënjohjen e thellë për këtë votim historik.

Në një konferencë për media nga selia e kryeministrisë, pak minuta pas votimit në Bruksel, shefi i qeverisë siguroi vendet e BE-së se prej lëvizjes së lirë shqiptarët nuk do të krijojnë probleme apo do të shkelin rregullat e komunitetit.

Berisha theksoi se vendimi erdhi pas përmbushjes së një sërë reformave, luftimit të krimit dhe korrupsionit, zgjedhjeve të 2009, forcimit të kufijve si dhe pajisjes së qytetarëve me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike.

"Ne bëmë Shqipërinë një vend të respektuar për qytetarët dhe Europën. U krye, gëzuar për shqiptarët!", u shpreh Berisha.

Era85 08.11.2010 0 834
Comments
Order by: 
Per page:
 
  • There are no comments yet
Rate
0 votes
Actions
Recommend
Categories
Filme (3 posts)
Lajme Shqip (292 posts)
Movies (2 posts)
Ngjarje (1 posts)
Politics (3 posts)
Politik (3 posts)
Tech News (48 posts)