Beitragsansicht

Shqiptarët pa viza në Evropë

Pas votimit pritet botimi i vendimit në Fletoren Zyrtare të Bashkimit Europia.Vendet e Bashkimit Europian, të cilat bëjnë pjesë në zonën Shengen, kanë marrë siguri nga Komisioni Europian se Brukseli do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në këto vende, që përfitojnë nga heqja e vizave.

Liria me vizat do të jetë për 3 muaj, më pas për shtetasit që shkelin rregullat do të ketë penalizime. Lëvizja do të jetë për çdo shtet të zonës Shengen, përveç Britanisë dhe Irlandës. Komisioni i BE-së i ka kërkuar Tiranës zyrtare dhe Sarajevës zyrtare t’ua bëjnë të qartë qytetarëve të tyre se udhëtimi pa viza nuk është një biletë për azil ose qëndrim në BE, pas problemeve që u përball Europa me azilkërkuesit e Maqedonisë vitin e kaluar.

 Fajon: Respektoni rregullat

Një nga protagonistet e ketij procesi eshte edhe Tanja Fajon, eurodeputetja sllovene njekohesisht raportuese per Shqiperine, e cila e shtyu fort deri ne fund vendimin per liberalizimin e vizave me Shqiperine dhe Bosnjën.

“Unë jam e lumtur, kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët të cilët prej mesit të dhjetorit do të mund të lëvizin të lirë. Ky proces është i rëndësishëm dhe ka me vete përgjegjësi. Shtetasit shqiptarë nuk duhet të shkojnë në vendet e zonës shengen për azil apo të shkelin afatin 90-ditor”, tha Fajon.

Ndërsa për Kosovën, Fajon kërkoi më shumë punë për të përfituar edhe ajo nga liberalizimi i vizave dhe për të mos qëndruar vendi i fundit në rajon i izoluar.

Era85 08.11.2010 0 1004
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)