Post view

Shkupi s’fton Kosovën në konferencën për sigurinë

Shkup-Kosova nuk ishte pjesëmarrëse dhe nuk është ftuar në Konferencën ministrore për bashkëpunimin në fushën e sigurimit të kufijve në Evropën Juglindore, që përfundoi sot në Shkup.

Në axhendën e këtij takimi dyditor të nëntë ministror të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të Maqedonisë dhe nën patronazhin e presidencës daneze të BE-së, Kosova nuk ishte ftuar edhe pse kohë më parë me Marrëveshjen midis Prishtinës dhe Beogradit u pranua pjesëmarrja e saj në forumet dhe takimet rajonale.

Nga MPB kanë theksuar se nuk konferenca rajonale është vazhdimësi e konferencave të tjera me radhë ku marin pjesë vendet e rajonit, ndërsa ato theksuan se në të ardhmen do të diskutohet edhe prania e Kosovës.

Në këtë konferencë morën pjesë ministrat e brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiç, Sadik Ahmetoviç nga Bosnjë-Hercegovina, Ivan Brajoviç nga Mali i Zi, zëvendësministri i Shqipërisë, Avenir Peka.

Ata nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e sigurimit të kufijve përmes qendrave të përbashkëta të kontaktit.

Era85 17.03.2012 1 1535
Comments
Order by: 
Per page:
 
  •  Hashashmenja: 
     
    Shyqyr mo ku u bon e maqedonsat me bo numra,,,,mos ngelt njeri tjeterr nfakt e kosovart e kan vra trunin fort per ket ndodhi
     
     02.11.2012 
    0 points
     
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Rate
0 votes
Actions
Recommend
Categories
Filme (3 posts)
Lajme Shqip (292 posts)
Movies (2 posts)
Ngjarje (1 posts)
Politics (3 posts)
Politik (3 posts)
Tech News (48 posts)