Post view

Shkup, incident ndëretnik

Përleshjes i ka paraprirë një zënkë verbale në një autobus që po transportonte nxënësit drejt zonave periferike të Shkupit. Pas daljes nga autobusi të rinjtë maqedonas të cilët ishin në numër më të shumtë, kanë sulmuar fizikisht nxënësit shqiptarë të cilët për shkak të lëndimeve të rënda trupore që kanë pësuar janë dërguar me urgjencë në spitalin e Shkupit.

“Përfaqësues të Sektorit për punë të Brendshme në Shkup kanë dalë menjëherë në vendin ku ka ndodhur zënka. Deri më tani kemi biseduar me 5 persona të mitur, ndërsa sot do të marrim në pyetje edhe disa të tjerë pas ç`do të bëjmë për zbardhjen e plotë të rastit dhe më pas do të ngrihen edhe padi”, deklaroi Lisa Bendevska, zëdhënëse e Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup.

Familjarët e nxënësve të të lënduar që kishin ardhur për të vizituar fëmijët e tyre në spital, thanë se historia e zënkave mes nxënsve shqiptarë dhe atyre maqedonas është e gjatë. Ata fajësojnë policinë se asnjëhrë nuk zbardh rastet kur nxënësit maqedonas sulmojnë të rinjtë shqiptarë.

“Historia i këtij problemi është pak më i gjatë. Më herët, një prind i cili ka qenë dëshmitar në një zënkë mes nxënësve i ka treguar policisë shtëpinë e sulmuesve maqedonas, por ata edhe pse kanë marrë deklaratë nga prindi, nuk kanë ndërmarrë asgjë për të zbardhur rastin. Ky problem po bëhet edhe më i madh. Edhe dje  kishte zënka mes fëmijëve dhe sic e dini 3 fëmijë janë në spital”, thotë prindi, Rufat Duraku.

Prindërit shqiptarë paralajmërojnë institucionet përgjegjëse se situata mund të dalë nga kontrolli nëse nuk ndërmerren masat e duhura për parandalimin e këtyre zënkave mes nxënësve.

Era85 26.02.2012 0 1004
Comments
Order by: 
Per page:
 
  • There are no comments yet
Post info
Rate
0 votes
Actions
Recommend
Categories
Filme (3 posts)
Lajme Shqip (292 posts)
Movies (2 posts)
Ngjarje (1 posts)
Politics (3 posts)
Politik (3 posts)
Tech News (48 posts)