Beitragsansicht

Topalli: Trashëgimtarët e komunistëve të kërkojnë falje

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli përdori dje përkujtimin e masakrës së 26 shkurtit të vitit 1951 për të kritikuar indirekt rivalët politike të PD-së, që në gjuhën e lidershipit të kësaj partie quhen edhe “trashëgimtarët e komunistëve”. Duke ju referuar ditës kur regjimi komunist ekzekutoi njerëz të pafajshëm duke i quajtur përgjegjës për vënien e bombës në ambasadën sovjetike, Topalli theksoi se në 100-vjetorin e Pavarësisë, kujtimi i kësaj ngjarjeje merr një vlerë reflektimi edhe më të lartë. “Shfrytëzoj rastin për të bërë një ftesë të sinqertë, për të gjithë ata që janë pjesë e trashëgimisë së kësaj dhune: të kërkojnë të falur. Si shoqëri, ne duhet të kërkojmë të falur. Të gjithë ne duhet të kërkojmë të falur. Vetëm kur të kërkojmë të falur dhe të kemi një reflektim të thellë, ndoshta do të jetë pak më i lehtë kujtimi i kësaj dite”, - deklaroi Topalli. Sipas saj, të gjitha ngjarjet e hidhura të komunizmit duhet të kujtohen, duke i mbyllur rrugën çdo lloj tentative që mund të sillte përsëritjen e tyre. Kryetarja e Kuvendit theksoi se kjo kujtesë ndaj kësaj dite do të institucionalizohej edhe përmes një seance plenare. “Në javën e ardhshme, e kemi për detyrë që në seancën plenare të përkujtojmë këtë ditë, të një krimi makabër që shqiptari e bëri kundër shqiptarëve, thjesht dhe vetëm sepse nuk pranonin sistemin, nuk pranonin dhunën, donin lirinë dhe ishin të drejtuar drejt Perëndimit”, - theksoi Topalli. Sipas saj, një ngjarje tjetër që duhej të kujtohej në këtë 100-vjetor ishte edhe ajo e pushkatimit të grupit të deputetëve të vitit ’46. “Në këtë 100-vjetor, sigurisht që reflektimi merr një vlerë më të madhe, për këtë ngjarje dhe për shumë ngjarje të tjera. Këtë reflektim, e bëj unë, e bëjnë kolegët e mi, besoj do e bëjë dhe media, dhe të gjithë ata që e duan në thellësi të shpirtit lirinë dhe vlerat e Perëndimit”, - theksoi kryeparlamentarja.

Era85 27.02.2012 0 1164
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)