Post view

Nismë kundër regjistrimit

Shoqata Fan Noli organizoi një takim për ndërmarrjen e një nisme ligjore me 20 mijë firma nga populli, për të ndryshuar ligjin për regjistrimin e popullsisë.

Në njoftimin zyrtar mbi këtë takim thuhej se morën pjesë përfaqësues nga 75 shoqata kulturore dhe atdhetare.

Kumbarë të takimit, vec shoqatës Fan Noli, ishin edhe nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu, shkrimtari Sabri Godo, apo aktori Mirush Kabashi.

“Është e rekomandueshme për shtetin shqiptar të ndjekë shembujt e vendeve të BE dhe SHBA, ku është e ndaluar që shteti të pyesë qytetarët a besojnë në Zot”, deklaroi Spahiu, i cili e cilësoi ndryshimin e kombësisë si një minë me sahat.

Ndërsa sipas zotit Godo, Greqia ka vite që po përgatit terrenin për këtë regjistrim. Ajo u ka ofruar pensione qytetarëve të varfër shqiptarë, vetëm që ata të deklarohen grekë.

“Edhe tek unë po të vinin dhe po të isha në atë gjendje, edhe unë mund të pranoja ato para. Ata e kanë gjetur ku e kanë klientelën e tyre dhe do të zgjerohen e do të vijnë afër Vlorës, në Himarë”, theksoi Godo.

Ndonëse nuk njihet mirë, sipas Kushtetutës, të drejtën për të propozuar ligje vec qeverisë dhe deputetëve e kanë edhe 20 mijë zgjedhës.

Projektligji i propozuar nga 20 mijë zgjedhës, si cdo projektligj tjetër, duhet të marrë më pas miratimin e Kuvendit në komisione dhe në seancë plenare.

Era85 06.03.2011 0 1118
Comments
Order by: 
Per page:
 
  • There are no comments yet
Post info
Rate
0 votes
Actions
Recommend
Categories
Filme (3 posts)
Lajme Shqip (292 posts)
Movies (2 posts)
Ngjarje (1 posts)
Politics (3 posts)
Politik (3 posts)
Tech News (48 posts)