Beitragsansicht

Prishtinë, hapet zyra portuale

Në hapjen e kësaj zyre të premten, u tha se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë nuk është i kënaqshëm, ndaj hapja e kësaj zyre do të ndikojë në rritjen e bashkëpunimeve të të dy vendeve.

Kryetari i Dhomës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërgjaliu theksoi se ka ardhur koha që bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë të dalë nga hija politike dhe në të ardhmen të bëhet një nga shtyllat kryesore të marrëdhënieve të përgjithshme mes dy shteteve vllazërore.

Ai shtoi se dy vendet duhet t’i heqin pengesat e deritanishme, duke gjetur gjuhë të përbashkët në depërtimin e tregut evropian dhe rajonal.

Ndërsa ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka ka thënë se niveli i marrëdhënieve dypalëshe nuk është në nivelin e duhur, pasi nëse iu referohemi shifrave zyrtare rezulton se Shqipëria, si partner tregtar i Kosovës, është e shtata në importe.

Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Portual, Edmond Ndreu ka thënë se qëllimi i krijimit të kësaj zyre në Prishtinë është rritja e nivelit të komunikimit midis portit dhe biznesit kosovar

Era85 11.03.2011 0 1167
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)