Post view

Në pranga 6 oficerë serbë të infiltruar

Kosovë

Drejtoria për hetimin e krimeve të rënda në Policinë e Kosovës ka arrestuar gjashtë serbë në Komunën e Gjilanit, të cilët punonin për llogari të Ministrisë serbe të Brendshme. Agjentët e policisë, të ndihmuar nga kolegët e njësisë së operacioneve speciale, kanë bastisur gjithashtu në orët e para të mëngjesit shtatë lokacione. Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar në cilësinë e provës materiale armë dhe dokumente të falsifikuara, bën të ditur burimi mediatik. Mësohet se serbët e arrestuar, të identifikuar si Z. Deniç, M. Dimitrieviç, T. Deniç, N. Trajkoviç, D. Stojkoviç dhe G. Matrapazoviç pajisnin me dokumente ilegale shoferët serbë. Operacioni është zhvilluar pas informacioneve të mbledhura më parë nga drejtoria për hetimin e krimeve të rënda, se struktura ilegale të organizuara të Ministrisë së Brendshme serbe po kryenin aktivitete kriminale në Kosovë. Ndërhyrja e policisë dhe njësisë ROSU ka ardhur pas lëshimit të urdhër-arrestit nga Prokuroria e Qarkut të Gjilanit, që mbikëqyri nga afër hetimet dhe vetë operacionin. Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç nëpërmjet agjencisë serbe “Tanjug”, ka paralajmëruar “masa reciprociteti”, nëse situata nuk sqarohet brenda 48 orësh.

Era85 26.02.2012 0 898
Comments
Order by: 
Per page:
 
  • There are no comments yet
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Rate
0 votes
Actions
Recommend
Categories
Filme (3 posts)
Lajme Shqip (292 posts)
Movies (2 posts)
Ngjarje (1 posts)
Politics (3 posts)
Politik (3 posts)
Tech News (48 posts)