Beitragsansicht

11 pikat e marrëveshjes Kosovë-Serbi. Në nenin 4 legjitimohet pavarësia

Marrëveshja e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës e Serbisë ka disa pika. Pikat e marrëveshjes, sipas mediave serbe, kanë këtë përmbajtje:

1. Të dyja palët konfirmojnë përkushtimin për bashkëpunimin efektiv, inkluziv dhe përfaqësues rajonalë.

2. Në këtë kuptim Kosova* është i vetmi emërtim që do të shfrytëzohet në kuadër të bashkëpunimit rajonal.

3. Fusnota që do të zbatohet krahas yllthit do të jetë: “Ky emërtim nuk ndikon në qëndrimin për statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të KB–së dhe me mendimin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”

4. Kosova* merr pjesë e pavarur dhe flet në emër të vet në të gjitha tubimet rajonale

5. Kur të arrihen marrëveshje të reja ose nënshkrime, përfaqësuesi i Kosova* do të nënshkruhet nën emërtimet e përshkruara në nenet 2. dhe 3.

6. Sa u përket ndryshimeve të marrëveshjeve që i ka nënshkruar UNMIK-u, asnjëri nga këto konkluzione nuk do të interpretohet në dëm të Rregullores ligjore të UNMIK-ut. Përfaqësuesi i UNMIK-ut do të ftohet në takimet që organizohen në kuadër të marrëveshjes që UNMIK i ka nënshkruar. Është në të drejtën e UNMIK-ut të vendosë në do marrë pjesë në cilindo takim.

7. Organizuesi i takimeve do të inkurajohet të evitojë vënien e simboleve kombëtare me përjashtim të simbolit të vet dhe të BE-së duke marrë parasysh statusin e organizatave relevante.

8. BE si ndërmjetës do të njoftojë organizatat relevante rajonale dhe entitetet për këto marrëveshje emërtimi, prezantimi dhe nënshkrimi. Ato duhet të zbatohen në praktikën e organizimit të takimeve rajonale. BE do të mbikëqyrë implementimin e këtyre marrëveshjeve. 

9. Të dyja palët dhe BE do t’i përkrahin këto marrëveshje dhe do të ndihmojnë zbatimin e tyre.

10. Organizatat rajonale të cilave u referohen konkluzionet janë organizatat e tashme dhe të ardhshme ndërqeveritare ose marrëveshjet, qëllimi i të cilave është të promovojnë bashkëpunimin dhe integrimin në rajonin e Ballkanit. “Takimet rajonale” përfshijnë takimet e këtyre organizatave dhe atakimet “ad hoc” ose ato joformale me qëllim të ngjashëm. Po ashtu përfshijnë takimet me institucionet e BE–së në kuadër të agjendës europiane.

11. Këto marrëveshje janë miratuar në bazë të përkohshme.

(Përkthimi është jozyrtar dhe i bërë nga gjuha serbe)

Era85 26.02.2012 0 874
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)