Shikime

Eliza Dushku bëhet me nënshtetësi shqiptare

TIRANË-Presidenti Bamir Topi nënshkroi sot dekretin për dhënien e shtetësisë shqiptare, aktores Eliza Dushkut. 
Kjo u bë e ditur nga vetë Presidenti Bamir Topi që priti sot në Presidencë aktoren e mirënjohur shqiptare të Hollivudit, Eliza Dushku, e cila prej disa ditësh po zhvillon një vizitë në vendin tonë për promovimin e turizmit shqiptar. 
Zyra e shtypit e presidencës bëri të ditur se të pranishëm në takim ishin gjithashtu, fotografi me famë botërore, Fadil Berisha dhe aktori Blerim Destani. 
Gjatë këtij takimi, Presidenti vlerësoi lart veprimtarinë artistike të Eliza Dushkut si një ndër aktoret e reja të spikatura të kinematografisë botërore. 
Në këtë kontekst, Topi vuri në dukje se vizita e zonjës Dushku në Shqipëri është pjesë e atij mesazhi pozitiv që flet për Shqipërinë dhe shqiptarët si një popull vital, me tradita të hershme e kulturë të lashtë, me dëshirën dhe përkushtimin për të ecur përpara me vendosmëri e dinjitet. 
"Ju jeni tashmë imazhi i mirë i shqiptarëve që punoni për Shqipërinë", iu drejtua Presidenti të pranishmëve në këtë takim. 
"Janë pikërisht këto arsye që me t’u informuar për kërkesën e zonjës Dushku për marrjen e shtetësisë shqiptare, në përmbushje të një detyrimi institucional, por në radhë të parë, të një frymëzimi personal, nënshkrova dekretin për dhënien e shtetësisë shqiptare Eliza Dushkut", u shpreh Bamir Topi. 
Në vijim, Presidenti i Republikës i dorëzoi dekretin presidencial aktores së mirënjohur shqiptare të Hollivudit, e cila nga ana e saj shprehu falënderim dhe mirënjohje për pritjen nga Presidenti Topi dhe në mënyrë të veçantë nënvizoi kënaqësinë e veçantë për këtë nderim nga ana e Kryetarit të Shtetit Shqiptar.

Era85 09.08.2011 0 965
Komente
Radhit pas: 
Për faqe:
 
  • Ende nuk ka komente
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
09.08.2011 (4656 dite me pare)
Më të votuarat
0 votes
Veprimet
Rekomandoj
Kategoritë
Filme (3 postimet)
Lajme Shqip (292 postimet)
Movies (2 postimet)
Ngjarje (1 postimet)
Politics (3 postimet)
Politik (3 postimet)
Tech News (48 postimet)