Beitragsansicht

Kriza amerikane godet tregjet aziatike

Indeksi i bursës japoneze Nikkei ra me 2.8 për qind, i asaj koreano-jugore Kospi me 5.3 për qind dhe Hang Sengu i Hong Kongut me 6 për qind.

Më herët edhe indeksi i bursës amerikane Dow Jones ra me 5.6 për qind, pavarësisht përpjekjeve të presidentit Barack Obama për të qetësuar investitorët.

Një tjetër recesion eventual i Shteteve të Bashkuara do të godiste ekonomitë kryesore të Azisë, që kryesojnë eksportet ndërkombëtare.

Edhe indekset e bursave të vendeve të tjera aziatike po shohin një rënie të vlerës së tyre në nivelet më të ulëta prej shumë muajsh.

Bursat në SHBA dhe BE tronditen sërish

Tregjet financiare globale kanë zgjeruar humbjet e tyre të rënda, pas rritjes së shqetësimeve mbi problemet e borxhit që kanë SHBA dhe eurozona.

Në Wall Street, indexi i Dow ra me 2.5 për qind pas shqetësimeve të investitorëve se këto probleme mund të godasin rimëkëmbjen e ekonomisë globale. 

Britanikja FTSE u mbyll me një rënie prej 3.4 për qind në 5,069, kuota më e ulët që prej korrikut të vitit 2010.

Bursat nuk i kanë rezistuar dot humbjes as pas fjalimit të presidentit amerikan Barack Obama, i cili kritikoi zhvlerësimin e “S&P”.

Era85 09.08.2011 0 1066
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)