Post view

Bosnja, jo festë për vizat

Ndryshe nga Shqipëria, Bosnja nuk duket se do të organizojë ndonjë festë të veçantë pas vendimit për liberalizimin e vizave.

I intervistuar nga “Top Channel”, ministri boshnjak për Sigurinë, Sadik Ahmetoviç, foli për një ditë të madhe për vendin e tij, por shtoi se qeveria nuk do të tregohet euforike, pasi ky është vetëm fillimi i rrugës drejt Bashkimit Europian. “Pas fundit të luftës kjo është arritja më e madhe. Ne mund të tregojmë se i përkasim shoqërisë europiane. Por s’ka arsye për të qenë euforikë. Qëllimi ynë madhor është statusi i kandidatit. Festimi do të vijë kur të hyjmë në BE”, ka deklaruar Ahmetoviç. Ai i ka cilësuar si diçka normale masat e marra nga vendet e BE-së për parandalimin e ndonjë fluksi azilkërkuesish dhe ka dhënë garancinë e tij se shteti boshnjak do bëjë gjithçka për respektimin e kritereve që vijnë pas heqjes së vizave. “Ata që na e hoqën regjimin e vizave kanë të drejtë të kërkojnë nga ne detyrime dhe përgjegjësi. Garantoj se do plotësojmë të gjitha kushtet në ‘road map’-in tonë”, ka pohuar Ahmetoviç.

Era85 11.11.2010 0 1073
Comments
Order by: 
Per page:
 
  • There are no comments yet
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
11.11.2010 (4936 days ago)
Rate
0 votes
Actions
Recommend
Categories
Filme (3 posts)
Lajme Shqip (292 posts)
Movies (2 posts)
Ngjarje (1 posts)
Politics (3 posts)
Politik (3 posts)
Tech News (48 posts)