Post view

Presidenti takohet me drejtorin e zgjerimit, Pierre Mirel

Liberalizimi i vizave vlerësohet nga ndërkombëtarët si një raport përparimi që duhet të shërbejë si një zile për zgjim për Shqipërinë. Ky ka qenë konstatimi i drejtorit për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim në Komisionin Europian, Pierre Mirel, gjatë takimit me Presidentin Bamir Topi. Kreu i shtetit është njohur dje me raportin vjetor të përparimit të KE-së lidhur me statusin e Shqipërisë si vend kandidat për integrim. Kryetari i shtetit theksoi se “duke parë edhe detyrat e përgjegjësitë që na shtron përpara ky raport vjetor i përparimit, të gjitha institucionet dhe klasa politike duhet të jenë të vetëdijshme për të punuar me seriozitet dhe përkushtim maksimal që të përballojnë me sukses këto sfida në dobi të zhvillimit dhe të së ardhmes europiane të popullit shqiptar”.

Nga ana e tij, drejtori për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim në KE, Pierre Mirel, i shprehu Presidentit Topi urimet për vendimin e Këshillit të Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave të Shqipërisë me BE-në. Zoti Mirel, pasi vuri në dukje se “ky raport përparimi duhet të shërbejë si një zile për zgjim”, nënvizoi rolin moderator të Presidentit si garantues i respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, duke promovuar konsensusin dhe rivendosjen e dialogut normal politik. Presidenti Topi, nga ana tjetër, bëri me dije se “kjo është një ngjarje historike për popullin shqiptar, një kulminim i suksesshëm i të gjitha sakrificave dhe përpjekjeve të tij në vite për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane, e vlerave dhe standardeve demokratike të shoqërive të këtij bashkimi”.

Era85 11.11.2010 0 886
Comments
Order by: 
Per page:
 
  • There are no comments yet
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
11.11.2010 (4936 days ago)
Rate
0 votes
Actions
Recommend
Categories
Filme (3 posts)
Lajme Shqip (292 posts)
Movies (2 posts)
Ngjarje (1 posts)
Politics (3 posts)
Politik (3 posts)
Tech News (48 posts)