Beitragsansicht

SHBA, 94 mijë dollarë për Xhaminë e larme

Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Poll Uolers, ka vizituar sot Xhaminë e larme në Tetovë, të cilës përmes një projekti të Ministrisë së Kulturës i ka ndarë  94 mijë dollarë amerikan për rekonstruimin e dekorit të jashtëm të mureve të xhamisë. Kjo është ndihma e dhjetë me radhë, nga fondi i ambasadorëve të SHBA-ve, ndërsa Uolers ka premtuar se ndihmat e këtilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Nga BFI e Tetovës, ambasadorit dhe Ministres së kulturës iu ndanë disa dhurata në shenjë respekti për ndihmën e ofruar. 
"Projekti i këtij viti është ruajtja dhe restaurimi i fasadës dekorative të kësaj xhamie të veçantë. Ky grant prej më tepër se 94 000 USD, është projekti i dhjetë i këtij lloji në Maqedoni apo i dyti për Tetovën", deklaroi Pol Uolers,  ambasador i SHBA-ve në Maqedoni.
"Xhamia e larme është trashëgimi e përbashkët kulturore. Ne përshëndesim iniciativën e ambasadës amerikane në Shkup, për ndarjen e mjeteve për restaurimin e fasadës së jashtme të këtij objekti të rëndësishëm. Granti që sot e nënshkruajmë paraqet një kurorëzim dhjetëvjeçar të bashkëpunimin të shkëlqyer", tha Elizabeta Kamcevska Milevska, ministre e kulturës.

Era85 15.09.2011 0 1142
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)