Beitragsansicht

Obama: Ende rrezik për sulme me rastin e 10-vjetorit të 11 shtatorit

Gati dhjetë vjet pas sulmeve të 11 shtatorit në SHBA, presidenti Barack Obama ka paralajmëruar për rrezikun e sulmeve terroriste nga individë, siç ndodhi në Oslo. Rreziku nga njerëz të tillë është për SHBA-në më i madh se rreziku i një sulmi të madh terrorist të koordinuar, tha Obama në televizionin ‘CNN’. Presidenti theksoi lidhur me këtë, faktin që në luftën kundër Al Kaedës islamike janë arritur "përparime të jashtëzakonshme". Rrjeti terrorist sot është dobësuar më shumë se sa para disa vitesh. Në prag të përvjetorit të dhjetë të sulmeve të 11 shtatorit, muajin e ardhshëm, është e nevojshme një vigjilencë e lartë, theksoi Obama më tej. Sipas Obamës, pas operacioneve të fundit kundër Al Kaedës, rrjeti i kësaj organizate është dobësuar shumë, por gjithsesi nuk mund të përjashtohej fakti se individë të veçantë mund të sulmonin dhe të godisnin vende publike amerikane. Ndaj, Obama tha se gatishmëria do të vazhdonte të ishte e lartë, si gjithmonë, ndaj çdo lloj orvatjeje.

Era85 18.08.2011 0 1020
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
18.08.2011 (vor 4641 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)