Beitragsansicht

Dokumenti sekret i NATO-s: Emrat e autorëve të dhunës në veri të Kosovës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Serb (KKS) për pjesën veriore të Kosovës, Milan Ivanoviç, dhe nënkryetari i Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë, Marko Jakshiç, njëkohësisht funksionar i lartë i Partisë Demokratike Serbe, që ka si kryetar politikanin e njohur nacionalist serb, Vojisllav Koshtunica, konsiderohen në një dokument top sekret të NATO-s, si organizatorët kryesorë të trazirave dhe të akteve të dhunshme që ndodhen kohët e fundit në veri të Kosovës, pas përpjekjes së qeverisë së Kosovës për të vendosur nën kontroll dy pikë-kalimet kufitare në kufirin me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, bën të ditur stacioni radioteleviziv serb, “B92”, sipas të cilit ky dokument i klasifikuar i Aleancës së Veriut përmban dosje për 400 persona, serbë dhe shqiptarë, nga Kosova. Ivanoviçi dhe Jakshiçi cilësohen në dokumentin e lartpërmendur të NATO-s si krerë të kriminalitetit të organizuar serb që kontrollon kontrabandën dhe financon grupet ekstremiste serbe për provokimin e trazirave dhe të akteve të dhunës. “Milan Ivanoviçi është një person ksenofob që kontrollon të gjitha pikë-kalimet nga kalon lënda djegëse nga Serbia për në pjesën veriore të Kosovës, kontrabandën e ilaçeve dhe të materialeve të ndërtimit”, - vihet në dukje, midis të tjerave, në dokumentin konfidencial të NATO-s, të cilit kanë pasur mundësi t’i hedhin një sy edhe disa organe të medias kosovare, bën të ditur stacioni i lartpërmendur serb, që shton se ata e kanë marrë dokumentin nga një burim në kontingjentin francez të KFOR-it. Milan Ivanoviçi dhe Marko Jakshiçi, nga ana e tyre, në një prononcim të sotëm në gazetën e përditshme serbe, “Danas”, i mohojnë akuzat në fjalë, duke thënë se nuk kanë asnjë dijeni për ekzistencën e ndonjë lloj dosjeje për ta dhe se ato (akuzat) janë pjesë e propagandës keqdashëse antiserbe të përhapur nga media kosovare. Një personazh tjetër, prej figurave që janë pjesë e destabilizimit të vazhdueshëm të veriut të Kosovës, i përmbledhur në dokumentin konfidencial të NATO-s, është 40-vjeçari Vladimir Rakiç, i njohur me pseudonimin “Gile”. Vladimir Rakiç – Gile, anëtar i Këshillit Nacional Serb, ishte drejtor rajonal i Ujësjellësit në Mitrovicë dhe udhëheqës i grupit të ashtuquajtur “Shën Dimitri”, me të cilin, thuhet në dokument, i udhëhiqte të ashtuquajturit disidentët serbë. I lindur në Zubin-Potok, ai ka jetuar dhe vepruar në veri të Mitrovicës, në bashkëveprim me struktura të tjera destabilizuese të Veriut. Me një besueshmëri të konsiderueshme në mesin e serbëve të Veriut, “Gile” ka ruajtur gjithnjë të njëjtin kurs të politikës dhe ka bashkëpunuar ngushtë me Milan Ivanoviçin, shkruan në dokument. Ky i fundit, të gjitha aktivitetet e tij në Veri i kishte mbështetur fuqishëm te “Gile”.

Era85 18.08.2011 0 1128
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)