Beitragsansicht

Tensionohet situata në veri të Kosovës

Serbët kanë filluar mobilizimin një ditë pasi kryeministri Hashim Thaçi paralajmëroi aksionin e nesërm për vendosjen e rendit në veri të Kosovës. Shoqata e luftëtarëve të luftës nga viti 1990 në Prokuple të Serbisë ka nisur regjistrimin e vullnetarëve për siç thuhet, ‘mbrojtjen e popullit serb në Kosovë’.  
“U bëjmë thirrje të gjitha shoqatave patriotike që të na bashkëngjiten dhe të mbështesin aksionin tonë”, thuhet në deklaratën e publikuar në internet nga kryetari i Komitetit ekzekutiv të Shoqatës së luftëtarëve të luftës, Tomica Stevanoviq. Mobilizimi sipas agjencisë Kosovapress po zhvillohet edhe në veri të Kosovës nga strukturat paralele serbe. Shtabi i krizave në veri ka emëruar gjeneralin serb Bozhidar Deliq për komandant të operacioneve luftarake.  
“Në Kosovë gjatë 48 orëve kanë hyrë rreth 1 mijë pjesëtarë rezervë të xhandarmerisë dhe ushtrisë serbe, në mesin e të cilëve edhe shumë oficerë, si dhe armë kundër neutralizimit të automjeteve të blinduara”, kanë thënë burimet e agjencisë Kosovapress. 
Strukturat paralele serbe kanë kërcënuar se të gjithë serbët në veri të Kosovës nesër në mëngjes do të dalin në rrugë, për të parandaluar vendosjen e policisë dhe doganave të Kosovës në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje. Por, kryetar i Këshillit Nacional për veriun e Kosovës, Millan Ivanoviq, ka thënë të enjten në veri të Mitrovicës se nuk pret reagim serioz nga Beogradi nëse Prishtina merr nën kontroll pikat kufitare në veri. 
“Pres përkrahje nga Serbia dhe institucionet e saj, por jo edhe reagim serioz të pushtetit në Beograd”, tha Ivanoviq, duke shtuar se do të ketë më shumë përpjekje deklarative. Ai shprehu bindjen se bllokadat në veri do të jenë të shumta dhe se popullata serbe nuk do të pranojë marrjen e pikave kufitare.

Era85 15.09.2011 0 1054
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
15.09.2011 (vor 4627 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)