Beitragsansicht

20 shenjat që tregojnë se do të jetosh gjatë

Zhvillimi në mjekësi, arsim, si dhe parandalimi dhe trajtimi i sëmundjeve, kanë ndikuar në mirëqenien dhe jetëgjatësinë e përgjithshme të njerëzve. Por, ajo që ndoshta ende nuk e dini, është se, zakonet tona të përditshme, që në pamje të parë duken të parëndësishme, ose e shkuara jonë, mund të ndikojnë në jetëgjatësinë dhe mirëqenien tonë. Ja ku vijnë të dhënat e fundit të shkencës, të bazuara në disa shenja, që përcaktojnë se ju keni jetë të gjatë dhe këshilla që mund t’i zbatoni për të zgjatur jetën tuaj.

Mamaja ka qenë e re kur të ka lindur?
Nëse nëna juaj ka qenë nën 25 vjeç kur ju ka lindur, ju keni 2 herë mundësi më shumë të bëheni 100 vjeç, sesa dikush që është lindur nga një nënë e madhe në moshë – kjo sipas shkencëtarëve të Universitetit të Çikagos. Ata mendojnë se, sa më e re të jetë nëna, aq më i shëndetshëm është fetusi. Ke pasur peshë normale në adoleshencë. Të rriturit me diabet, kanë 2 ose 4 herë më shumë mundësi për të vuajtur nga sëmundje të zemrës.

Të pëlqen shumë çaji
Të dyja llojet e çajit, si ai jeshili, ashtu dhe i ziu, përmbajnë një dozë të përqendruar katekine, substancë që ka vlera mbrojtëse dhe qetësuese në qarkullimin e gjakut. Në një studim me më shumë se 500 japonezë, (burra dhe gra) ata që pinin 5, ose më shumë filxhanë çaji jeshil çdo ditë, kanë rrezik më të vogël për të vdekur nga sëmundjet e zemrës. Studime të tjera, të kryera për çajin e zi, nxjerrin të njëjtat rezultate.

Preferon të ecësh
Njerëzit e stërvitur, që thuhet se janë ata që ecin përreth 30 minuta në ditë, kanë më tepër mundësi të jetojnë më gjatë, sesa ata që ecin më pak, pavarësisht sesa të shëndoshë janë.
Kjo sipas një studimi të kohëve të fundit, që është bërë duke u pyetur rreth 2 600 burra dhe gra.

Nëse keni këmbë të forta
Këmbët e forta, nënkuptojnë ekuilibër të mirë, fleksibilitet dhe jetëgjatësi. Me kalimin e viteve, këto cilësi, janë çelësi për të zvogëluar rrezikun e rrëzimeve dhe plagëve, sidomos frakturave të gjymtyrëve, të cilat sjellin një rënie të përgjithshme të shëndetit. Deri në 20% të pacientëve që kanë fraktura të gjymtyrëve, vdesin brenda një viti, kjo, për shkak të komplikimeve dhe traumës.

Hiqni dorë nga pijet me ngjyrë
Shkencëtarët në Boston, kanë zbuluar se, duke pirë rregullisht pije freskuese të ngjyrosura çdo ditë, ju dyfishoni rrezikun e sindromës së metabolizmit, sindromë e cila, përfshin një sërë shqetësimesh, siç janë: tensioni i lartë, vlera të larta të insulinës, shtimi në peshë, që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Shkaktari i tyre mund të jetë substanca ngjyruese e këtyre pijeve, e cila ka rritur rrezikun e kësaj sindrome në eksperimentet që janë bërë tek kafshët.

Hani ushqimet “vjollcë”
Ushqime “vjollcë” janë: rrushi i zi, manaferra, vera e kuqe. Të gjitha këto kanë atë ngjyrën e errët dhe të pasur me polipenol, përbërës që ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe sëmundje të tjera. Polipenoli i mban venat e gjakut dhe arteriet elastike e të shëndetshme. Ekspertët nuk janë të sigurt se përse këto lloj mishrash janë të dëmshme, por një nga dyshimet e tyre, është se këto efekte negative vijnë nga përpunimi i mishit.

Keni ndjekur shkollën
Një studim i fundit i “Harvard Medical School”, zbuloi se njerëzit me arsim 12-vjeçar, jetojnë 18 muaj më gjatë se sa ata me më pak vite shkollimi. Pse? Lidhja është pak e habitshme, por funksionon: Sa më shumë të jesh i arsimuar, aq më pak je i prirur për të pirë duhan. Në fakt, vetëm 10 % e të rriturve me shkollë të lartë pinë duhan, krahasuar me 35% të atyre pa shkollë të lartë.

Nuk ke pastruese shtëpie
Duke fshirë me fshesë, duke larë dyshemenë, apo duke larë xhamat e dritareve, kjo për më shumë se një orë, individi djeg rreth 285 kalori, duke ulur rrezikun e vdekjes deri në 30%, sipas një studimi i bërë tek 302 të rritur në moshën 70-vjeçare. Zgjidhje më të mira do të ishin: çaji në vend të kafesë dhe uji i gazuar, i përzier me lëng frutash.

Ju jeni një tip optimist
Optimistët kanë një këndvështrim pozitiv për jetën, janë të shoqërueshëm dhe janë më të shëndetshëm se ata që janë pesimistë. Ideja se ke njerëz ku të mbështetesh, të mban të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht, stresi kronik dobëson sistemin imunitar dhe i plak qelizat më shpejt, duke shkurtuar jetën nga 4 deri në 8 vjet, kjo sipas një studimi.

10 mënyra për të jetuar më gjatë

1- Mos flini me orar të zgjatur
Ky është një faktor i cili nuk duhet nënvlerësuar aspak. Gjumi mbi 7 deri 9 orët e rekomanduara mund ta reduktoje jetën në mënyrë të dallueshme nga ata persona që zbatojnë një orar të pranuar gjumi. Studimet kanë treguar se personat që flenë më shumë se tetë orë në në natë kanë një raste më të madh vdekjeje nga sëmundje të ndryshme sesa ne rastet normale. Por edhe vonesat e natës, party-t nuk i bëjnë mirë shëndetit. Studimet thonë se më pak se katër orë gjumë dhe pagjumësia shtojnë rrezikun për vdekje. Njerëzit të cilët flenë midis gjashtë dhe shtatë orëve për natë kanë mundësinë për të jetuar më gjatë.
2- Një jetë e kënaqshme seksuale
Ky faktor nuk ka shumë nevojë për koment sepse të gjithë e dimë se seksi ndihmon për një shëndet sa më të mirë dhe rrit jetëgjatësinë. Duke iu mbështetur studimeve, seksi nuk nënkupton thjesht një ritual të ndjekur, por ka të bëjë me krijimin e një intimiteti, situate të këndshme që i shton jetës edhe kënaqësitë seksuale. Në këtë mënyrë shmanget stresi, ndiheni më të lumtur dhe më të përmbushur, të gjithë këta faktorë mbajnë në normën e duhur nivelin e gjakut dhe mbrojnë nga sëmundjet e ndryshme të zemrës. Këto studime u publikuan në Prill 2004 në një gazetë amerikane treguan se : “Frekuenca e një ejakulacioni të lartë redukton rrezikun e kancerit të prostatës”.
3- Mbani kafshe shtëpie
Njerëzit të cilët mbajnë kafshë shtëpie, veçanërisht qen, janë më pak të stresuar dhe janë ata që shkojnë më pak për vizitë të psikologët e tyre, në krahasim me ata që nuk mbajnë kafshë shtëpie. Rastet e mbijetesës nga ataku i zemrës të personat që mbajnë kafshë shtëpie janë 12 për qind më të larta, sesa ata njerëz që nuk mbajnë asnjë kafshë në shtëpitë e tyre. Kafshët shtëpiake dihet se kanë presionin më të ulët të gjakut dhe kjo ndikon edhe të ata që rrinë pranë me këto kafshë. Arsyet e këtij ndikimi janë të lidhura me faktorë psikologjikë, si është fakti që prania e një kafshe shtëpiake shmang vetminë dhe depresionin, të bën të qeshësh në disa raste e të luash me to, si dhe të ushtrohesh apo të dalësh për shëtitje.
4- Bëni çdo vit analizat e gjakut
Sipas një studimi të bërë është testuar se rreth gjysma e të sëmurëve me sëmundje zemre, e cila mban numrin 1 për vdekjet nga sëmundjet në USA, kanë nivel normal të kolesterolit, i cili ngre dyshime të shumta  mbi rrezikun që sjell mos testimi i tij i herëpashershëm në sëmundjet e gjakut. Analizat e gjakut tregojnë nëse ruhet apo jo në normat e duhura niveli i kolesterolit. Niveli i lartë i kolesterolit shkakton 90 për qind të rasteve me sëmundje zëmre. Rezultatet e testimit mund të rregullohen më ndërhyrje mjekësore apo dieta të ndryshme të këshilluara nga mjeku.
5- Të ardhura më të larta
Sipas statistikave të Qendrës Ndërkombëtare të Shëndetësisë 24% e Amerikanëve të ardhurat e familjeve të të cilëve janë më pak se 20 000 $,janë të prekur nga sëmundjet kronike, ndërsa vetëm 6 % e njerëzve me një sasi të ardhurash prej 75 000 $ ose më shumë e kanë këtë problem. Zakonisht grupet e popullatës që kanë më shumë probleme me shëndetin, kanë të ardhura më të ulëta dhe më pak edukim. Një shpjegim më I plotë tregon se të ardhura më të larta lejojnë një jetesë më të mirë, të shëndetshme dhe të qetë. Edhe pse puna herë pas here shkakton stres një pagë e kënaqshme jo vetëm e justifikon atë por edhe rrit të ardhurat e mundësinë për një dietë të shëndetshme.
6- Lini duhanin
Të thuash se pirja e duhanit i bën keq shëndetit është pak. Duhani është një nga shkaktarët kryesorë të shumë sëmundjeve të mushkërive, kancerit, gjakut etj. Pirja e duhanit mund të sjellë mundësinë për të pasur kancerin e prostatës. Po ashtu burrat në moshë të mesme që pinë duhan në mënyrë të tepruar kanë mundësinë për të  pasur forma më të ndërlikuara të kancerit të prostatës. Meshkujt që nuk pinë duhan e reduktojnë në 50 për qind rrezikun e kancerit të prostatës. Sipas studimeve të bëra mbi pirjen e duhanit, cigaret “kanë në dore” vdekjen në moshe të hershme te shumë duhanpirës.
7- Shmangni mërzitjen
Studimet e bëra nga Johns Hopkins në vitin 2002, treguan se meshkujt të cilët zemërohen shpejt apo shfaqin shenja të dukshme mërzie  si kundërpërgjigje ndaj stresit janë rreth tre herë më tepër më të prekur nga rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme të zemrës, në krahasim me meshkujt të cilët paraqesin përgjigje me zemërim më të ulët ndaj stresit. Ata e rrisin rrezikun e tyre rreth 6 herë për të pësuar atak pas moshës 55-vjeçare. Një shpjegim i mundshëm ka të bëjë me lidhjen mes zemërimit dhe presionit të lartë të gjakut, të cilët së bashku shtojnë nivelin e stresit te një individ. Një këshillë: Pranojeni mërzinë si të pashmangshme, pas pak stresi do të rrokulliset poshtë nga supet tuaja.
8- Një martesë e lumtur
Një martesë e lumtur do të thotë më pak stres, më shumë bashkëbisedim dhe qetësi. Këto të gjitha sjellin një jetë të shëndetshme pa shqetësime. Po “martesë e lumtur” lidhet dhe me mundësitë gjenetike, pra me pjellorinë. Jetëgjatësia e gjeneve është e trashëguar, po ashtu edhe aftësia e tyre për t’u riprodhuar. Po ashtu personat nuk mund të kenë fëmija në disa raste janë ata që vijnë nga prindër që zotërojnë gjene në jetëgjatësi.
9- Bëni një jetë aktive me ushtrime
Sapo të çoheni në mëngjes një vrap i lehtë do të rregullonte sistemin e frymëmarrjes dhe do të normalizonte presionin e gjakut. Jo vetëm që ushtrimet gjimnastikore ju mbajnë në peshë por ndikojnë edhe në shëndetin kardiovaskular, në sekretimin e hormoneve të ndryshme të nevojshme për energjinë trupore. Po ashtu mbas pak minutash ushtrimi ju ndiheni më të relaksuar, të qetë dhe pa shenja stresi. Dr.Merl Myerson thotë: “Nëse nuk e përdor atë që zotëron, do ta humbësh.” Personat të cilët janë aktivë në jetën e përditshme ndihen më mirë, janë më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë.
10- E qeshura të zgjat jetën
E qeshura redukton nivelin e hormoneve që nxitin stresin si adrenalina dhe kortisoli. Ato zakonisht prodhohen nga gjëndrat endokrine dhe në disa raste pengojnë qarkullimin normal të gjakut. Të qeshësh “relakson” qelizat e gjakut dhe largon urinë e herëpashershme, sepse ushqimi i shpeshte shkakton mbipeshë dhe sëmundje të ndryshme. Kur qesh largon stresin, ndihesh më mirë, më e lumtur dhe e qetë.

ermal-ipapar 18.09.2012 1 3095
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  •  Hashashmenja: 
     
    trroj 20 vjece lum kush o si un....ma mir tvdes 1 sahat e ma para se jam rehat
     
     06.11.2012 
    0 Punkte
     
Post info
ermal-ipapar
eri top sheqeri
18.09.2012 (vor 4231 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Lajme Shqip (5 beiträge)
Politik (5 beiträge)
shendetesi (3 beiträge)
Videos (1 beiträge)
Schlagworte
Arbri është fituesi i edicionit të pestë të 'Big Brother Albania'. Djali nga Kosova mori më shumë vota nga publiku se Liami Bashkimit Evropian Ish-kryeministri Fatos Nano ka bashkëbiseduar madje ka bërë edhe batuta me kryeministrin dhe kryetarin e PD-së Berisha mbrëmjen e së hënës. Një kontingjent prej 250 ushtarë të batalionit rezervë të KFOR-it Nokia nxjerr telefon me kamer 41 megapixel Papunësia në Eurozonë arriti një rekord të ri në muajin mars Parlamenti i Maqedonisë me 85 vota pro miratoi Deklaratën për afirmimin e strategjisë së vendit për anëtarësim në NATO të propozuar nga mazhoranca. Partia Aleanca Demokratike (PAD) ka propozuar ditën e shtunë Neritan Cekën për postin e Presidentit të Republikës. Prodhuesi i makinave “Lamborghini” ka prezantuar në Pekin modelin e ri URUS Për shumëkënd "Fyma e Re demokratike" është një emër jo shumë modern. Por Qeveria greke pritet të marrë së shpejti një vendim të rëndësishëm që lehtëson procedurat e minoritarëve grekë nga Shqipëria për marrjen e nënshtetësisë greke. Rona Nishliu regjistroi rezultatin më të mirë në historinë e pjesëmarrjeve shqiptare në “Eurovision” Shpiket vaksina kundër shëndoshjes Tre vjet pas kthimit në Departamentin e Shtetit në një takim zyrtar me Sekretaren Amerikane të Shtetit Hillary Clinton i cili u rendit i dyti. "Jemi te dy fitues!" i kushtoi rëndësi dy këngëve më të klikuara të momentit në internet ishin fjalët e para të Arbrit pas fitores. kryeministri Sali Berisha ia ka dalë të realizojë një prej qëllimeve të këtij takimi. Qëllim kurse 450 ushtarë të tjerë pritet të mbërrijnë në Kosovë në d me ushtarë gjermanë