Beitragsansicht

Rrjete Sociale » Si të shmangim sulmet e panikut dhe sëmundjet e zemrës

Paniku karakterizohet si një  episod alarmi/frike/paniku i cili fillon menjëherë dhe mund të zgjasë rreth gjysmë ore. Kur njeriu është në këtë fazë mund të shfaqë dridhje të trupit të pakontrollueshme, marrje fryme, rrahjet e zemrës shpejtohen, djersitet, i merren mendtë dhe po ashtu mund të ketë ndjesi shtrëngese në fyt apo në kraharor. Kjo sëmundje ndryshon pak nga format e tjera të krizave të anktheve sepse zakonisht atakët e panikut kanë fillim të menjëhershëm, të paprovokuar nga ndonjë stimul i jashtëm dhe e kthejnë individin krejt të pamundur nga ana fizike. Gjithashtu, simptomat mendore/emocionale i influencojnë pozitivisht simptomat fizike dhe anasjelltas, duke krijuar një rutinë ciklike. Zakonisht ata që kanë përjetuar një sulm paniku në jetën e tyre ka shumë mundësi ta përjetojnë përsëri. Kur simptomat dhe episodet janë kronike atëherë diagnoza kthehet në sëmundje paniku. Krizat e panikut janë ndarë në tre kategori:
1- Krizë paniku spontane: Kriza vjen pa asnjë shenjë paralajmëruese, ditën apo natën. Nuk ka të bëjë me aktivitetet që njeriu është duke bërë në atë moment (mund të jetë edhe duke fjetur). Nuk ka të bëjë me ndonjë provokim të jashtëm apo me ndonjë stimul specifik.
2- Kriza specifike paniku: Këto kriza provokohen nga ndonjë nxitje (stimulus) i frikshëm apo traumatik. Për shembull, njerëzit që kanë frikë të gjenden në mes të një grumbulli të madh njerëzish apo kur njeriu viziton vende traumatike apo kujton situata traumatike të së kaluarës.
3-Kriza paniku të predispozuara nga situata të jashtme: Krizat mund të fillojnë në disa situata apo ambiente të caktuara por jo çdo herë që gjenden në ato situata apo ambiente.
Çdo njeri pushtohet nga ankthi, si në rastet kur është vonë për punë, shkollë ose për një takim të rëndësishëm. Por kur ky ankth është i vazhdueshëm a pa arsye, ai quhet çrregullim apo sulm paniku. Në raste të tilla njerëzit dallohen për pesimizëm. Në çdo gjë ata parashohin fatkeqësi dhe gjithmonë shprehin shqetësim të tepruar, madje edhe pse janë të vetëdijshëm se shqetësimi i tyre është pajustifikueshëm. Shkencëtarët thonë se njerëzit që përjetojnë sulme të shpeshta paniku, shtojnë rrezikun për t’u prekur nga sëmundje të zemrës. Ata mendojnë se ky rrezik vjen nga ngurtësimi i artereve si pasojë e shtimit tej mase të veprimtarisë së sistemit nervor.
Sulmet e panikut
Statistikat tregojnë se rreth 5 përqind e amerikanëve provojnë sulme paniku gjatë një periudhe të jetës së tyre dhe rreth 3 përqind i përjetojnë ato çdo vit. Gjithashtu është vënë re se shumë prej atyre që preken nga sulmet të vazhdueshme të ndjenjave të panikut, vuajnë nga sëmundje në zemër. Kohët e fundit shkencëtarët pranë Kolegjit Universitar të Londrës studiuan lidhjen midis panikut dhe problemeve në zemër dhe arritën në përfundimin se paniku mund të jetë shkaktar i shtimit të goditjeve në zemër. Ata morën në shqyrtim 57 mijë vetë që vuanin nga paniku që do të thotë se kishin provuar ankth të pakontrolluar për më shumë se 6 muaj. Në grupin tjetër ata përfshinë persona pa simptoma paniku. Shkencëtarët vunë re se personat e diagnostikuar me panik kishin 38 përqind gjasa për të pësuar një goditje në zemër dhe 44 përqind më shumë gjasa për t’u prekur nga ndonjë sëmundje në zemër. Shkencëtarët spekulojnë se kjo ndoshta vjen si pasojë e ngurtësimit të artereve tek personat me panik ku sistemi nervor detyrohet të veprojë në mënyrë tepër të sforcuar. Ata i botuan rezultatet e studimit të tyre në revistën evropiane mbi sëmundjet e zemrës.
Paniku dhe sëmundjet e zemrës
Por gjatë studimit shkencëtarët zbuluan një paradoks; personat që vuanin nga paniku, megjithëse mund të prekeshin nga sëmundje të zemrës, ata kishin 25 përqind më pak gjasa për të vdekur nga sëmundje të tilla. Ekspertët thonë se shpjegimi i mundshëm është se pacientët që vuajnë nga paniku shkojnë rregullisht tek mjeku për të kontrolluar gjendjen e tyre, dhe kjo bën që rastësisht të dallohen edhe problemet në zemër e pastaj të diagnostikohen e trajtohen që në fazë më të hershme, ndryshe nga personat e zakonshëm të cilët shkojnë tek mjeku një herë në 6 muaj a një vit, ose vetëm kur sëmundja ka përparuar.

Ankthi dhe emocionet, si dallohen
Rreth 2 % e popullatës kanë përjetuar një lloj forme të krizës së panikut. Njerëzit me frikë/ankthe të ndryshme (psh. agorafobi, frika ndaj insekteve apo mikrobeve), përjetojnë më shumë kriza paniku, sidomos kur vijnë në kontakt me stimulin (nxitjen) e frikës. Kriza të tilla kalojnë shpejt kur stimuli i frikës hiqet apo largohet nga pacienti. Kur krizat bëhen kronike, simptomat bëhen më të rënda dhe si rrjedhim dobësojnë jashtëzakonisht shumë sistemin nervor për disa ditë. Krizat e panikut zakonisht shfaqen në moshë të re (20-at) dhe femrat janë 2 herë më tepër në rrezik për të shfaqur kriza paniku sesa meshkujt. Zakonisht krizat e panikut ngatërrohen me atak zemre gjë që ndikon negativisht në vetë diagnozën e krizës.

Adrenalina, përgjegjëse për ankthin
Një sëmundje fizike e quajtur hypoglycemia është gjendur të jetë shkaktare për kriza paniku. Ata që vuajnë nga hypoglycemia kanë receptorë defektive për substancën insulinë, gjë që nuk lejon kalimin e suksesshëm të sheqerit në membranën e qelizave. Kur niveli i sheqerit në gjak ulet shumë, truri dërgon sinjale alarmi në qendrat hormonale duke i sinjalizuar të prodhojnë adrenalinë, e cila është përgjegjëse për krizat e panikut. Tre janë format e shfaqjes së panikut tek të gjithë njerzit. Nëse keni përjetuar një formë, nuk është e thënë të mos përjetoni edhe të tjerat, në të tre rastet simptomat janë të kundërta.

Syri i majtë, kupton emocionet
Syri i majtë ka më shumë kapacitet, në krahasim me syrin e djathtë, që të kuptojë emocionet e atyre që na shikojnë.  Kjo gjë e veçantë e syrit të majtë u konstatua nga një studim i American Academy of Neurology. Syri i majtë është i lidhur me “qendrën e emocioneve” të sistemit nervor, pra me anën e djathtë të trurit,dhe kjo e lejon të dallojë tipin e emocioneve të atyre që kemi përballë duke vëzhguar fytyrën e tyre. Dy për qind e popullatës kanë përjetuar një lloj forme të krizës së panikut. Njerëzit me frikë/ankthe të ndryshme (psh. agorafobi, frika ndaj insekteve apo mikrobeve), përjetojnë më shumë kriza paniku. Rreth 20 vjeç është mosha kur nisin të shfaqen krizat e panikut.  Kur krizat bëhen kronike, simptomat bëhen më të rënda dhe si rrjedhim dobësojnë jashtëzakonisht shumë sistemin nervor për disa ditë.

Krizat e panikut të trashëgueshme
Ka evidencë që krizat e panikut trashëgohen (shkaqe gjenetike), por gjithashtu kjo sëmundje mund të manifestohet edhe te njerëz pa histori familjare të tillë. Shkaqe të tjera përfshijnë strese të ndryshme, mënyra mendimi fataliste (njerëzit që bëhen shumë merak për gjëra të ndryshme, sëmundje trupore dhe gjithashtu disa ilaçe. Shkaqet ekzakte të krizave të panikut ende nuk dihen, por në studime me kafshët janë identifikuar disa pjesë të trurit të cilat bëhen shumë aktive gjatë krizave të panikut. Për ata që marrin trajtim në fazat e para të shfaqjes së sëmundjes, shumica kurohen krejt duke mos pasur asnjë efekt negativ pasi mbarohet kurimi. Zakonisht krizat e panikut ngatërrohen me atak zemre gjë që ndikon negativisht në vetë diagnozën e krizës.

ermal-ipapar 18.09.2012 1 1640
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  •  Hashashmenja: 
     
    mesa di un kshu probleme kan diabediket e jo ato njerz qe jan normal
     
     06.11.2012 
    0 Punkte
     
Post info
ermal-ipapar
eri top sheqeri
18.09.2012 (vor 4238 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Lajme Shqip (5 beiträge)
Politik (5 beiträge)
shendetesi (3 beiträge)
Videos (1 beiträge)
Schlagworte
Arbri është fituesi i edicionit të pestë të 'Big Brother Albania'. Djali nga Kosova mori më shumë vota nga publiku se Liami Bashkimit Evropian Ish-kryeministri Fatos Nano ka bashkëbiseduar madje ka bërë edhe batuta me kryeministrin dhe kryetarin e PD-së Berisha mbrëmjen e së hënës. Një kontingjent prej 250 ushtarë të batalionit rezervë të KFOR-it Nokia nxjerr telefon me kamer 41 megapixel Papunësia në Eurozonë arriti një rekord të ri në muajin mars Parlamenti i Maqedonisë me 85 vota pro miratoi Deklaratën për afirmimin e strategjisë së vendit për anëtarësim në NATO të propozuar nga mazhoranca. Partia Aleanca Demokratike (PAD) ka propozuar ditën e shtunë Neritan Cekën për postin e Presidentit të Republikës. Prodhuesi i makinave “Lamborghini” ka prezantuar në Pekin modelin e ri URUS Për shumëkënd "Fyma e Re demokratike" është një emër jo shumë modern. Por Qeveria greke pritet të marrë së shpejti një vendim të rëndësishëm që lehtëson procedurat e minoritarëve grekë nga Shqipëria për marrjen e nënshtetësisë greke. Rona Nishliu regjistroi rezultatin më të mirë në historinë e pjesëmarrjeve shqiptare në “Eurovision” Shpiket vaksina kundër shëndoshjes Tre vjet pas kthimit në Departamentin e Shtetit në një takim zyrtar me Sekretaren Amerikane të Shtetit Hillary Clinton i cili u rendit i dyti. "Jemi te dy fitues!" i kushtoi rëndësi dy këngëve më të klikuara të momentit në internet ishin fjalët e para të Arbrit pas fitores. kryeministri Sali Berisha ia ka dalë të realizojë një prej qëllimeve të këtij takimi. Qëllim kurse 450 ushtarë të tjerë pritet të mbërrijnë në Kosovë në d me ushtarë gjermanë