Shikime

100-vjetori, ekspozita “për Mëmëdhenë”

FIER – Një mozaik fotografish, kartolinash dhe materialesh të tjera historike sipas një rendi kronologjik, u prezantuan në ekspozitën e koleksionistit Kozma Dashi, të çelur të martën në galerinë e arteve në qytetin e Fierit.


Ekspozita e titulluar “Mëmëdheu” është unikale në llojin e vet dhe prezanton materiale, që botohen për herë të parë. Kjo ekspozitë është pjesë e kalendarit të veprimtarive kulturore kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë dhe u ndoq nga qytetarë të shumtë, nga njerëz të artit dhe të kulturës, intelektualë, artdashës si dhe kryetari i bashkisë, Baftjar Zeqaj. Ekspozita përmban 12 rubrika, me mbi 60 korniza dhe mbi 600 njësi fotografike si kartolina, tablo e gravura, dokumenta e koleksione flamujsh e monedhash, të gjitha origjinale. Materialet e paraqitura ekspozohen për herë të parë dhe autori i ka renditur ato në rrjedhën kronologjike, në raport me kohën dhe zhvillimin.


“Lidhja Shqiptare e Prizrenit” ishte kartolina e parë e lançuar nga koleksionisti, për të vijuar më tej me Pavarësinë e Shqipërisë, me figura e patriotë të shquar kombëtarë. Autori solli po ashtu edhe Shkodrën e rrethuar të vitit 1913, Princ Vidin, Luftën e Parë Botërore, mbretin Zog I, Skënderbeun e deri te objekte të tilla siç është pllaka e gramafonit të këngëtarit të mirënjohur të qytetit të Fierit, Kiu Poro. “Jemi mësuar që në këtë mjedis të shohim vepra të artit pamor si portrete, peisazhe, tablo, skulptura edhe sot ato janë të pranishme, por në një trajtim krejt ndryshe.


Syri i mprehtë prej artisti i dhjetra fotografëve ka fiksuar vende historike, ngjarje e personalitete të rëndësishme, tablo dhe mjaft dukuri e objekte të historisë së popullit tonë. Të gjitha këto vlera, që përbëjnë një kujtesë të çmuar historike të atdheut tonë, na vijnë në këtë 100-vjetor të Pavarësisë si një gjerdan shumëngjyrësh kartolinash, të thurura plot kulturë e shije nga koleksionisti ynë i shquar Kozma Dashi”, tha drejtori i Drejtorisë së Artit dhe Kulturës, Frederik Jorgaqi. Vetë autori u shpreh se ekspozitën e ka trajtuar si një mozaik kartolinash, dhuratë për jubilun e Pavarësisë. “Këtë ekspozitë e çela për të sjellë në memorien e kohës historinë dhe vlerat e pasura të trashëgimënisë sonë kulturore”, tha Kozma Dashi.


Koleksionisti Kozma Dashi ka lindur në qytetin e Fierit në vitin 1956 dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën e inxhinierisë elektrike. Pas viteve ’90 ai ndërthuri profesionin e tij me aftësinë e menaxhimit të biznesit, duke u bërë një biznesmen i suksesshëm në tregtimin e pajisjeve dhe sistemeve elektrike. Gjithsesi, pavarësisht diplomimit në inxhinieri pasioni dhe kultura e gjerë e renditën atë në botën e artit. Ai shquhet për pasionin e jashtëzakonshëm për të zbuluar, mbledhur, koleksionuar e sistemuar objekte, sende, vepra arti, dokumente, të cilat janë me vlera të mëdha historike, dokumentare, artistike e muzeale

Era85 30.10.2012 1 1406
Komente
Radhit pas: 
Për faqe:
 
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Rekomandoj
Më të votuarat
0 votes
Veprimet
Kategoritë
Filme (3 postimet)
Lajme Shqip (292 postimet)
Movies (2 postimet)
Ngjarje (1 postimet)
Politics (3 postimet)
Politik (3 postimet)
Tech News (48 postimet)