Beitragsansicht

“Kosova, jo ajo për të cilën luftuam”

Gjërat sipas përfaqësuesve të familjes që sakrifikoi një brez të tërë, nuk po shkojnë në drejtimin e duhur.

Murat Jashari, nipi i heroit kombëtar, kritikoi udhëheqjen politike në Kosovë duke kërkuar madje largimin e saj, pasi siç tha ai, “Kosova Sot” nuk është ajo për të cilën kanë dhënë jetën mijëra njerëz.

“Lind një pyetje, a është ky shteti për të cilin kanë sakrifikuar mijëra njerëz? Mendoj se lëmë disa pikëpyetje që
duhet të kemi parasysh. Duhet ndërruar kursi, pasi nëse vazhdohet në këtë drejtim, me këtë shtet dhe institucione, rrezikon të infektohet edhe brezi i ri. Nëse ligji nuk funksionon, atëherë funksionon anarkia”, deklaron Murat Jashari.


Zhgënjimin e tij ai e ilustron me shembujt më të thjeshtë, si vështirësitë për të gjetur një vend pune, apo çmimin e lartë që duhet paguar për t’u kontrolluar në një klinikë private.

“Duhet të vijnë në udhëheqje njerëz që kanë motivin por edhe vizionin për të ardhur dhe ndryshuar gjendjen. Është një gjendje si në vitet ‘90. Ekonomia është në zero dhe mijëra njerëz janë të detyruar të largohen për shkak të shtypjes ekonomike dhe represionit serb. Shumë vetë po kërkojnë një mundësi për t’u larguar nga Kosova”, thotë Jashari i ri.

Emri i Murat Jasharit është lakuar në shumë raste si kandidat i mundshëm për president të Kosovës. Por a është i gatshëm ai të kandidojë për postin e kreut të shtetit në këtë kohë?

“Unë nuk kam vendosur po ose jo. E para sepse është problematike të lësh një post udhëheqësi në një institucion moral dhe të kalosh në një institucion ligjor”, shprehet nipi i luftëtarit legjendar.

Afro nëntë milionë njerëz e kanë vizituar kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz që nga pas lufta. Në përvjetorin e katërt të pavarësisë së Kosovës të tjerë njerëz vijnë për të nderuar heroin kombëtar Adem Jashari dhe anëtarët e familjes së tij.

“Unë si mërgimtar shoh gjëra të prapambetura që s’kanë ecur sa duhet. Bëj thirrje që të bëhet më shumë për Kosovën”, thotë Xhevat Shala, nga komuna Skënderaj.

Dera e familjes Jashari në këtë ditë është e hapur për të gjithë. Por nga politikanët të cilët bënë homazhe pranë kompleksit memorial, i vetmi që u kthye në odën e Jasharajve ishte kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi.

Ndërsa kryeministri Hashim Thaçi dhe lideri opozitar Isa Mustafa ndodheshin në Tiranë, presidentja Atifete Jahjaga në axhendë kishte vetëm dorëzimin e një kurore lulesh mbi varrin e Adem Jasharit.

Era85 18.02.2012 3 1508
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)