Beitragsansicht

Vrasjet mafioze dhe atentatet rriten, zbulueshmëria ulet

Prokuroria: U shënuan 43 raste më shumë në 2011-n

Krimet kundër personit, të cilat konsiderohen si krime të rënda kanë ardhur në rritje në kryeqytet, ndërkohë që zbulueshmëria e tyre është ulur, ose për disa vepra penale ka mbetur në të njëjtin nivel. Kjo mësohet nga tabelat krahasuese të Prokurorisë së Tiranës, të cilat janë siguruar nga gazeta “Shqip”, në të cilat bie në sy numri i lartë i çështjeve të pushuara dhe të pezulluara.

Krimet ndaj personit

Sipas të dhënave të siguruara në prokurori rezulton se gjatë një viti, pikërisht në 2011-n janë regjistruar 594 vepra penale, të cilat futen te krimet kundër personit, ndërsa krahasuar me një vit më parë, janë regjistruar 43 procedime penale më shumë. Veç faktit që këto krime janë rritur, në tabelë vërehet se 293 prej tyre janë pushuar ose pezulluar, ndërkohë që vetëm 201 procedime penale kanë përfunduar në gjykatë. Prokuroria shpjegon se 99 prej tyre janë nën hetim. Krahasuar me vitin 2010 vërehen qartë se në përqindje shifrat janë përkeqësuar. Nga tabela rezulton se për vitin 2010, janë pushuar dhe pezulluar 220 vepra penale, pra 73 më pak, duke ndikuar drejtpërdrejt në zbulimin e tyre.

Vrasjet me dashje

Për të analizuar më thellë problemin e krimeve kundër personit, prokuroria ka përpiluar tabela për disa vepra penale, siç janë ato të vrasjeve, sidomos për katër nene të Kodit Penal. Megjithatë, nenet e Kodit Penal për vrasjet, prokuroria i ka grupuar edhe me ato të mbetura në tentativë. Nga informacionet mësohet se për vitin 2011 janë regjistruar 47 procedime penale për vrasje me dashje dhe vrasje me dashje të mbetur në tentativë, ku rezulton se është një më pak se në vitin 2010. Megjithatë, për vitin 2011, në lidhje me këto krime janë arrestuar vetëm 21 autorë, ndërsa në vitin 2010 janë arrestuar 25 persona. Nga këto krime, prokuroria ka pushuar dhe pezulluar 16 procedime penale, ose 5 më shumë se në vitin 2010. Pushimet dhe pezullimet e procedimeve penale, në të shumtën e rasteve janë kryer për shkak të mungesës së provave.

Vrasjet me paramendim

Gjithashtu, për vitin 2011 janë rritur vrasjet me paramendim, apo të mbetura në tentativë, që kryesisht kanë të bëjnë për hakmarrje ose atentate mafioze. Prokuroria ka regjistruar 17 procedime penale të tilla, ose katër më shumë se në vitin 2010. Ndërkaq, nga 17 procedime penale, janë arrestuar vetëm 3 persona, ndërkohë që janë pezulluar 13 raste dhe 2 mbeten ende nën hetim. Në vitin 2010 janë arrestuar 6 persona, janë pushuar e pezulluar 6 procedime dhe nën hetim ishin vetëm 2 raste.

Cilësi të veçanta

Shqetësues mbetet edhe problemi me vrasjet për cilësi të veçanta, pasi ka pasur 13 procedime penale në vitin 2011, ose 4 më shumë se një vit më parë. Te kjo vepër penale duhet theksuar se përfshihen edhe ngjarjet e 21 janarit, ku mbetën katër persona të vrarë dhe shumë të plagosur. Shifrat e të arrestuarve, apo çështjeve të pezulluara për këtë vepër penale, të parashikuar nga neni 79 i Kodit Penal, mbeten në të njëjtat nivele me vitin tjetër.

Plagosja e rëndë

Megjithatë, veç veprave të rënda të lartpërmendura, prokurorisë së kryeqytetit nuk i shpëton nga vëmendja edhe çështja e plagosjeve të rënda. Gjatë vitit 2011 janë regjistruar 65 procedime penale për plagosje të rëndë, ose 19 vepra penale më shumë se në vitin 2010. Por, 20 prej tyre janë pushuar ose pezulluar, që do të thotë se kryesisht kanë mbetur pa autorët përkatës, ndërsa në vitin 2010 ishin pezulluar vetëm 9 prej 46 rasteve. Të gjitha këto raste paraqesin ulje të zbulueshmërisë, ndërkohë që siç është analizuar edhe nga policia e kryeqytetit, ashtu si prokuroria, vrasjet e vitit 2011 kanë qenë në numër më të lartë se ato të vitit 2010. Megjithatë, policia kishte pretenduar më parë se zbulueshmëria ishte më e lartë, por nga tabelat e prokurorisë, një fakt i tillë nuk rezulton i vërtetë.

Era85 18.02.2012 0 974
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)