Post view

Strugë, vidhen 21 ikona nga kisha e Shën Atanasit

Policia ende nuk e di identitetin e personave të cilët dje vodhën 21 ikona nga kisha e Shën Atanasit në fshatin Llukovë të Strugës. Ikonat e vjedhura janë origjinale dhe të trashëguara nga djali i  Diço Zografit, Avrami, piktor i fundit i ikonave në këto hapësira. Vjedhësit së pari hynë në lokalin ndihmës e pastaj me kazmë e thyen portën. Kisha është ndërtuar në vitin 1883. Vjedhësit u orvatën të vjedhin edhe gjashtë ikonat e tjera të cilat megjithatë i lanë në dyshemenë e kishës. Gjatë viteve të kaluara nga kishat në rajonin e Strugës janë vjedhur më shumë se 100 ikona të vlefshme.
 “Jam shumë i dëshpëruar nga ajo që na ndodhi. Si do të ndjeheshi ju nëse hajnat hynë në shtëpinë tuaj dhe ua marrin sendin më të vlefshëm? Kjo është shtëpia ime e dytë dhe si të ndjehem tani”, u shpreh Sllavko Budinovski, nikoqir i kishës.
“Kisha ishte e siguruar mirë. Askush nuk shpresonte në këtë. E gjithë kjo punë ishte planifikuar mirë, nuk vinë ata përnjëherë”, deklaroi  Cvetin Bogdanovski, banor i Llukovës.
“Ne po ndërmarrim masa që të vërtetojmë se a bëhet fjalë për grupin katër anëtarësh i cili si i tillë funksionon ose ka anëtarë të tjerë që janë në përbërje të këtij grupi ndërkombëtar. Konsiderojmë se kjo vjedhje nuk ka lidhje me ato të mëparshmet”, deklaroi Stefan Dimovski, zëdhënës i SPB Ohër.

Era85 22.09.2010 0 856
Comments
Order by: 
Per page:
 
  • There are no comments yet
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
22.09.2010 (4979 days ago)
Rate
0 votes
Actions
Recommend
Categories
Filme (3 posts)
Lajme Shqip (292 posts)
Movies (2 posts)
Ngjarje (1 posts)
Politics (3 posts)
Politik (3 posts)
Tech News (48 posts)