Post view

Ivanov: Greqia pengon zhvillimin ekonomik të Maqedonisë

Varfëria, papunësia, zhvillimi i dobët ekonomik, mungesa e investimeve të huaja. Për përmirësimin e gjendjes në të gjitha këto fusha Maqedonia është penguar nga Greqia. Këtë e theksoi presidenti Gjorgje Ivanov mbrëmë vonë në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Fjalimi i tij që filloi në mesnatë, sipas kohës tonë, ishte në kuadër të samitit për objektivat zhvillimore të mileniumit të Organizatës Botërore.
“Për shumicën edhe këtu në këtë sallë është e çuditshme të dëgjojnë se pjesërisht shkaqet për zhvillimin joadekuat duhet të kërkohen në veprimet e një vendi anëtarë të BE-së dhe NATO-s. Fatkeqësisht, duhet të ju them se Maqedonia është penguar në zhvillimin e saj ekonomik nga fqinji i vet i parë”, deklaroi Gjrogje Ivanov, president i Maqedonisë.
Embargon tregtare që Greqia e aplikoi në vitin 1994, Ivanov e krahasoi me bllokimet e tanishme për aderim në BE dhe në NATO. Hapat aktual të Athinës nuk i kanë karakteristikat e embargos por megjithatë i kanë pasojat e njëjta, vuri në dukje Ivanov.
“Është fakt se Republika e Greqisë është një nga investuesit më të mëdhenj në Republikwn e Maqedonisë, por gjithashtu është fakt se me bllokimet në proceset integruese, drejtpërsëdrejti po na bllokohet thithja e investimeve të tjera dhe sjellja e investuesve. Mirëpo, ne nuk jemi të dekurajuar. Besojmë se së shpejti me fqinjin tonë do të gjejmë zgjidhje e cila do të na sigurojë ardhmërinë evropiane dhe euroatlantike”. Tha  Gjrogje Ivanov, president i Maqedonisë.
Ivanov po e vazhdon qëndrimin e vet në SHBA. Sot ai do të marrë pjesë në Nismën Globale ‘Klinton’, së bashku me paraardhësin e tij, ish presidentin Branko Crvenkovski. Frosina Cvetkovska

Era85 22.09.2010 0 997
Comments
Order by: 
Per page:
 
  • There are no comments yet
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
22.09.2010 (4989 days ago)
Rate
0 votes
Actions
Recommend
Categories
Filme (3 posts)
Lajme Shqip (292 posts)
Movies (2 posts)
Ngjarje (1 posts)
Politics (3 posts)
Politik (3 posts)
Tech News (48 posts)