Foren  ›  Forumi Albalove  ›  Tema të ndryshme
 

Tema te ndryshme

C'fare kuptimi ka nick-name juaj?

Burrelsja17-jam nga burreli dhe se shpejti mbush 17vjec prandaj

Kush.....................

vall ceshte kjo heshtje,cesht ky trishtim,

vall pse po vuan ky shpirti im,

cjan ato sy qe me shohin me inat,

vall pse jam e pafat?

kush mi dhuroi lotet,

kush me fali vuajtje

kush....pergjigje nuk po gjej,

as vet nuk e di se cfare ndjej.

njeher qaj e njeher qesh,

njeher me duket sikur nuk po jetoj;

kam folur shum,

kam qa shum saqe rrezik e formu nje lum;

ti je ca je ti per mua.......

thgjesht je nje krijes koti

ty te ka mallku edhe zoti.....

të ditë kisha ditëlindjen



Atë ditë kisha ditëlindjen.Mbusha shtatëmbedhjetë vjeç. Atëditë binte borë .Ishte e mërkurë.
Të gjithë më thonin qe po rritesha ,dikush që akoma isha fëmije por une jo vetëm që isha
rritur por kishte kohë që nuk isha më fëmijë . M
ë kishte rritur dashuria e një njeriu.Vështrimi i syve
të tij bojëbari. Aroma dhe prekja e tij.Më kishte rritur AI dhe Jeta e tij .
Ato që nuk më lejonin më të isha pjesë e botës imagjinare.

Kisha vetëm pesë javë që shoqërohesha me të.Tri te parat ikisha shfrytëzuar për ta
njohur më mirë, në dy të fundit kisha vendosur lidhje me të.


Atë ditë kisha ditëlindjen. Mbusha shtatëmbëdhjetë vjeç .Ishte AI dhe zëri i tij ato që me zgjuan. Fjalët
e tij ishin të parat që i dëgjova.Atë dite mesazhi i parë më erdhi nga Ai.Më thoshte që kishte një surprizë.

Nuk është që nuk me pëlqejnë befasitë..por e urrej faktin kur më gjejnë të
papërgatitur sepse në ato momente nuk e di si të veproj.

Do të takoheshim në mbrëmje.Më tha që duhet të vishja diçka me ngjyrë te kuqe.Gjithsesi edhe nëse
nuk do të ma kërkonte kisha vendosur që atë ditë në takimin me të , të përdorja këtë ngjyrë.
Vesha një fustan që kisha blerë për ndërrimin
e viteve, ishte deri tek gjunjët dhe prapa kishte një të çarë në forme
V-je.Flokët i kapa..ndërkaq nuk vendosa shume toalet.Mendoj që dukesha
bukur.
Atë ditë më tha që mund të merrja me vete kë të doja.A nuk do të dilnin vetëm ne të dy?Ky fakt më çuditi por më vonë e kuptova që nuk kisha arsye.
Bëra siç me tha.Njoftova gjithë shoqerine time.
Por mëqe të gjithë e dinin vendin ku do të shkonim ..vendosëm qe secili të
takoheshim atje .

Kur mbërrita ..një njeri me priste tek dera ...me mori pallton dhe më tha që të gjithë po me prisnin.
Eshte pak të them që u ndieva si mbretëreshë në fronin e saj.Kurrë s’më kishte ndodhur diqka e tillë.
Kur hyra nuk pashë askend.Ishte tmerrësisht errësire.Nuk kuptoja asgjë deri në momentin kur dëgjova tingujt e
lehte
të një kënge të Celine Dion.Pastaj një reflektor drite kur ndriçoi
fytyrën time .Disa sekonda me vonë edhe fytyrën e tij.Shtanga. Ndodhej
disa hapa larg meje .Dukej tmerrësisht bukur.Kishte veshur nje kostum
të zi dhe
kishte vendosur kravatë.Atë ditë rrobat e gjera nuk bënin pjesë në planin që e kishte menduar.

E harruar përballe syve të tij..e dallova shumë vonë që në dorë mbante një mori kartonesh të mëdhenjë.Pastaj e ndjeva që përreth nesh kishte poashtu një mori njerzish.Kush tjetër pos tërë shoqërise se tij.
Por përveç ne të dyve askush tjeter nuk ishte i ndriçuar.

Ndërkohë që muzika degjohej ne sfond .. ai vazhdonte të me shikonte sikur te donte të mepyeste nëse isha gati.
Mora frymë thellë pa e hequr vështrimin nga Ai.Bënte të njejtën gjë dhe në të njejten kohë tërhoqi kartonin e parë .
Me nje shkrim të artë në t
ë ishin shkruar keto fjale:
1.Mirëserdhe,e dashur .
I dhashë nje buzeqeshje ne ato momente që linte të nënkuptohej një‘’Mirësetegjej’’.
Pastaj lexova kartonin e dytë këtë herë shkruar meshkronja më te imta:

2.Dashuria është madheshtore.Ti sonte dukesh e tillë.
Qëndroja ashtu pa levizur.Vetem tingujt e muzikësme kumbonin veshtë.Ne kartonin e trete shkruhej:
3.Ti je gjëja me e bukur që më ka ndodhur.Ti je jeta ime!
Në ato çaste vështrimi i syve të tij po me
çmendte .Akoma nuk levizja.
4.Kam shume gjëra për të ti thëne.
Nuk e di nëse do të jem në gjendje te qendroj në
këmbë prandaj mjaftojne këto.Faleminderit ,shpirt
Keto fjale nuk ia thashë kurre.Me një qendrim të perhumbur lexova kartonin e pestë:
5. Por sot do te ti them vetëm dy.Mos i harro kurrë.
Jo vetem këto ..por asnjë fjale tenden.
6.Ti per mua je perfekte
7.Dhe
8.Te dua .Nuk po ju besoja syve.Kjo e fundit jo vetëm që ishte shkruar ..por e tha edhe zëri i tij i ëmbël.
Pastaj hetova kartonin e fundit.Ishte ne formë ylli dhe thoshte:
9.Urime ditëlindjen ,Zemër.
Ndihesha si e rene nga qielli..ku sapo kisha pare engjujt.Kisha njëmije lloj emocionesh.
Zemra ishte çmendur.
Disa sekonda më vone ndjeva doren e tij tek tërhiqte të timen drejt buzëve te tij.
Pastaj tjetren përreth.
Pashe buzëqeshje ne fytyrën e tij...degjova prapë TE dua .
Gjithqka që munda ti thosha ishte ‘’Faleminderit’’.Erdhi koha kur duhej të vallëzonim.
Mbylla sytë.I vetmi veprim që mund ta bëja.Trupattanë ishin njëPastaj edhe fytyrat.Nje çast me vonë buzet moren tjeter drejtim.
Nuk ishte puthja jonë e parë...por më e ëmblja e atyre ditëve.
Muzika e lehte perfundoi per tia lene rendin urimit.
Kurrë
skisha dëgjuar aq shume zera ta thoshin këtë urim.Me vonë zbulova nje
torte qe mua mu duk me gjigandja që kisha parë.Sipër saj ishte vënë
numri shtatëmbëdhjete.
Pastaj dëgjova duartrokitje ...përsëri urime.Pastaj çdo gje qe ndodhte ne nje club nate.
Kishte qenë ideja e tij.Gjithqka vetëm per mua.Por kjo nuk ishte e tëra.Ajo natë ishte e jona.Atë ditë kisha ditëlindjen.Mbusha shtatëmbëdhjetë vjet.Atë dië humba virgjërinë.
Vetëm për hir të dashurisë.Vetëm për dashuri zhvendosim male e detëra dhe heqim të shtatë vellot.
Vetëm per hir të dashurisë jeta ringjallet.
Sot kam ditelindjen .Mbush tetëmbëdhjetë vjeç.Sot po bie bore.Eshte e enjte.
Sot nuk jam më e virgjer.Por për asnjë çast nuk pendohem.
Neser mund te kem ditëlindjen.Mund të mbush pesëdhjetë vjeç.Imazhet e ditelindjes
sime te shtatëmbedhjete jane te vetmet qe do të reflektojne mendjen time.
Ajo që perjetova atë ditë nuk do të shlyhet kurrë.


Sot kam ditelindjen .Mbush tetëmbedhjete vjeç. Sot nuk ishte zëri i tij ai që më zgjoi.
Fjalet e tij nuk ishin te parat që i dëgjova.Sot mora shumë dhurata.E vetmja dhurat
ë qe desha ishte qe ai të vije.Por nuk erdhi .As mesazh urimi nuk me dërgoi.Ne undamë...por une e dëshiroj akoma.
E pres.Dashuria ime nuk njeh kufi.
Kjo eshte historia ime.Të gjithe edine.Të gjithë më japin te drejte.

Përjetë me ty, i dashur.Për aq kohë sa do të zgjasë përjetësia(eshte e dikujt tjere kjo historia,por me pelqeu dhe e shkruajtja ketu)

Sonte dua te therras me forcen e shpirtit,
Te kerkoj jeten si te ishte casti i fundit
Sonte dua te iki nga ky ishull i vetmise
Dhe ne bregdetin e endrrave te shkoj te shetis.

S’dua te fle,sonte do rri zgjuar.
Do jetoj endrren e paenderruar.
Do perkund ndjenjat ne djepin e shpreses
Do denoj dhimbjen ne burgun e harreses

Sonte dua qe ti me mua te vish
Te perplasemi me dallget e kujtimeve serish
Te rrotullojme akrepat se prapthi per pake gjejme ate mbremjen e humbur ne park.

Ja pra c’dua te bej sonte ne kete terr.
Nese quhet mekat le te shkoj ne ferr
Por le te bej sonte c’te me doje zemra
Ska gje neser le te perfundoj ne varreza.

E bukur eshte Hena kur naten ndricon,
me qetesin e saj Zemra pegjon,
Zemra qe bashkohen, Zemra qe ndahen,
Zemra ankohen, Zemra cahen!
Nga vjen ky ankim, mos valle skan durim?
Jo.Eshte situata… qe u jep dritherim,
jane netet e gjata qe skan mbarim,
ku presin pa u ruajtur… nga askush… te marin perqafim…!!!

Nuk di a guxoj,falje te kerkoj.
Ashtu papritur kur u largova,
e di se shume te lendova.
Por te lutem me me kuptu,
se nervat kan nis me me leshu.
Ne nje gjendje te rende jam une,
po kam presion shume.
Kam frike e pasiguri,
se qka do te ndodhe me kete dashuri.
Vuaj me beso se vuaj,
mos kete dashuri diqka do ta shuaj.
Besoj se me fale kupton,
se nje gjendje e tille me frikeson.
E di se do te me falesh ti,se zemren e madhe e ki.
E di se aspak nuk dyshon,
se zemra veq ty te dashuron.
Nuk e ke lehte aspak as ti,
se shume po mundohesh per kete dashuri.
Bashke duhet te luftojme e te mundohemi,
se ia vlen mundi se shume dashurohemi.
E di tash se qka mendon,
mire e ke nuk gabon.
Se pa ty une nuk kam jete,
mire e ke se eshte e vertet.Me kupto a me beson,
kur ste kam afer asgje nuk funksionon.