Foren  ›  Forumi Albalove  ›  Tema të ndryshme
 

Tema te ndryshme

Te thuash me fal?

 

Perse shume njerez nuk kerkojne te falur edhe kur e kane gabim?

Aq te veshtire e keni per te kerkuar falje?

Ndonjehere te merr malli per miqte, per shoket e vjeter,per ata qe fatkeqesisht me dashje apo pa te, kane kaluar tashme ne kapitujt e mbyllur te jetes tende.
Ndodh qe zgjohesh nga gjumi pa mendimet e te sotmes, por duke udhetuar neper kohet e vjetra. Duke kujtuar shoqerite, dashurite, mundimet dhe momentet e lumtura te asaj kohe.
Ndodh qe te zgjohemi pa mendimet e te sotmes, dhe te udhetojme ne ...
te shkuaren atehere kur kemi qare, kur kemi qeshur, ne ate kohen kur kemi hedhur themelet e asaj qe jemi sot.
Harroj te sotmen per pak caste per te rikujtuar njerzit qe kane qene kalimtare ne jeten time, ata nga te cilet kam marre mesime te vlefshme nga gjurmet qe ata kane gdhendur, dhe me kane bere te kuptoj se jeta ishte, eshte dhe do te jete rruge ku c'dokush le autografin e tij/saj me apo pa deshiren tone::::))))

Me kalimin e kohës … do të kuptosh qe të tentosh te falesh apo të kërkosh falje, të thuash se dashuron, të thuash qe te ka marr malli, të thuash qe ke nevojë, të thuash qe do të bëhesh mik/e… përpara një varri, nuk vlen me! Dhe kujto këto fjale: “Njeriu plaket shumë shpejt dhe mencurohet shumë vonë.” … Tamam atëherë kur: “Nuk ka me kohe.”