Foren  ›  Forumi Albalove  ›  Tema të ndryshme
 

Tema te ndryshme

Test personaliteti!

Rendisni sipas preferences personale nga 1 deri ne 5 kafshet e meposhtme;

a.lopa

b.tigri

c.delja

d.kali

e.derri

 

Vendosni nje fjale qe pershkruan secilen nga emrat e meposhtem;

a.qeni

b.macja

c.miu

d.kafeja

e.oqeani

 

Lidhni ngjyrat e meposhtme me dike qe ju njeh dhe eshte i rendesishem per ju(nje emer qe te perkoje vetem me nje ngjyre)

a.e verdhe

b.portokalli

c.e kuqe

d.e bardhe

e.jeshile

 

Lexoni pergjigjen vetem pasi te keni mbaruar testin.

 

PERGJIGJA;

Pyetja 1;Prioritetet e tua ne jete;

Lopa perfaqeson karrieren

Tigri;Krenarine

Delja;Dashurin

Kali;Familjen

Derri;Parate

 

Pyetja 2;

 

Pershkrimi i juaj i qenit perfaqeson personalitetin tuaj

Macja perfaqeson personalitetin e partnerit tuaj

Miu perfaqeson personalitetin e armiqve tuaj

Kafeja perfaqeson menyren sesi e kuptoni/interpretoni seksin

Oqeani perfaqeson perceptimin tuaj te jetes

 

Pyetja 3;

E verdha;dikush qe nuk do ta harroni kurre

Portokalli;dikush qe ju konsideron si nje mik te vertete

E kuqe;dikush qe ju e dashuroni me shume zemer

E bardhe;shpirti juaj binjak

Jeshile;dikush qe e kujtoni dhe do i jeni mirenjohes perjete.

From;(burrelsja17)

'Unë marr frymë nga ty dhe fitoj jetë'' ishte thënia jote e preferuar, kur ishe pranë meje. A është akoma tani?
Vallë mund të fitosh jetë, kur prezenca ime oksigjen mungon në jetën tënde?
Më dhe lamtumirën dhe u përfshiva dhe unë në atë botën që shembet për një moment përtokë. Minutat dhe sekondat e jetës sime iknin për të mos u kthyer më.
Rrëkeja e kohës rridhte enigmatike, e frikshme dhe e qetë si rrjedha e pamëshirshme e gjakut nga një plagë.
U përlota për një kohë të gjatë, kur në fakt isha unë që thoja, me bindje të plotë : ''Nuk hyj në kategorinë e femrave që qajnë për dashurinë''. Po si mund të mos qaja, kur buzëqeshja ime ishte shuar e kur gjallëria e ditëve të mia ishte zhdukur?
Nuk i ndjeja më dy sytë plot jetë të më vështronin me ndjenja të thella, nuk e ndjeja më një zemër të rrihte për mua dhe një mendje ku imazhi i vetëm i skalitur në të, isha unë.
Por ti mbase kuptove se dashuritë e mëdha ku bënte pjesë dhe dashuria jonë, asnjëherë nuk kanë një fund përrallash. Apo mbase dikush ta fiksoi thellë në qenien tënde këtë ide...
Ama dite t'ia dalësh mbanë. Dhe unë, në fakt, dua të të mendoj sa më pak, derisa të të fshij përherë nga kujtesa ime.
Do ta vë logjikën mbi ndjenjat, por mbase kjo është zgjidhja e duhur për të ecur para pa kujtimin tënd...
Do përpiqem të të harroj ty, megjithëse do të jetë mjaft e vështirë të eci përpara pa emocionet e një dashurie që vetëm të dy, patëm guximin ta ndërtonim...

Nj here dikush me tha: Kujdesu shume nga thika e mikut tend me te mire, sepse ate e ke me se afermi dhe ti di zorret ne bark, sepse nga anmiku nuk ka nevoje te te them te ruhesh.