Foren  ›  Forumi Albalove  ›  Tema të ndryshme
 

Diskutime shoqerore

Nese jeta juaj do te ishte liber si do ta titullonit?

E tradhetuar nga nje emer.

Donte të ikte larg, diku ku s'mund ta njihte askush. Tani u drejtua për nga një park i afërt me qendrën e qytetit dhe u ul në një nga stolat e tij.
Sa kishte ndryshuar jeta e saj. Tanimë edhe vetë s'po e kuptonte, çfarë po i ndodhte. Nuk e donte vazhdimin e asaj kohe të egër që e priste. Nu...
k donte as ta kujtonte atë që i kishte ndodhur, por nuk mundej. Nganjëherë është aq e pamundur t'i shmangesh kujtimeve. Ato janë poli i kundërt i një magneti që, sa herë i largohen mendjes sonë, me më tepër ngulm i kërkon mendja t'i kujtojë...
Iu lut ta degjonte për ta bërë të kuptonte se duhej të ishin bashkë përgjithmonë, por ai nuk donte. Një dëshirë e fortë e shtynte drejt një tjetre. Ajo iu lut, por nuk bëri të mundur asgjë. Ai e la...
Dashurinë me të e kishte konsideruar gjënë më të fortë që kishte brenda vetes, por tani kishte kuptuar se kësaj ndjenje i kishte parë vetëm anën e saj të jashtme. Për të, kjo ndjenjë, kishte pasur dhe një anë të brendshme shumë ndryshe nga ana e jashtme.
Nuk pendohej për fundin e asaj lidhjeje, përkundrazi. Ishte e lumtur që nuk po qëndronte më në krahët e atij që, në një të ardhme shumë të afërt, do ta braktiste. Fundi ishte më i mirë tani, pasi më vonë do të fundosej më tepër në vorbullën e dashurisë dhe do ta kishte më të vështirë të dilte nga dallgët e stuhishme të vetë ndjenjave të saj.
Ajo që nuk pëlqente, ishte se, fati e kishte vendosur në një vend ku pozicionin e parë në jetën sociale, e zinin paragjykimet. E kishin parë në vendet publike me të dhe tani shtireshin sikur u vinte keq, kur në realitet, mezi e fshihnin një buzëqeshje përbrenda.Tani po e shihnin sërish të ulur aty. Ajo, pa vetëdije, i shihte në sy. Njëri tregoi me dorë drejt saj dhe filloi të qeshte. Sa i pamëshirshëm. Me siguri që nuk do të kishte vetë një motër, pasi vetëm atëherë mund të ishte i ndërgjegjshëm për plagët që po hapte. E dinte, e kishin mësuar se, të kapeshe pas fjalëve të këqija të të tjerëve për ty, do të thoshte të harroje ekzistencën tënde, por mund të harrohen dot ato gjeste që të lëndojnë?Rrëmbeu çantën dhe u ngrit nga stoli. Jeta i kishte falur goditje. Mbase donte ta shihte më të fortë se më parë. E kishte vendosur atë që do të bënte; Shigjetave të të tjerëve për ta rrëzuar, për ta shtypur me këmbë, do t'u përgjigjej me po të njëjtën monedhë, madje dhe më ashpër. Tani do të njihnin një pjesë të re të karakterit të saj. Të një karakteri dikur aq te brishte, sa krahet e nje fluture ;'))

TRIUMFI I NDJENJAVE :))


Mjedisi përreth ishte i gjelbëruar dhe nga pjesa e luleve, vinte një aromë mjaft e këndshme. Në qendër të atij lokali ishte një tavolinë e veçantë ku zakonisht uleshin çiftet që përzgjidhnin atë vend për të organizuar dasmën e tyre. Sot atje qëndronte një djalë 25 vjeçar me një tufë trendafilash të kuq mbi tavolinë.
Një vajzë hyri në lokal dhe, duke buzëqeshur, u drejtua nga tavolina e djalit. - Si gjithmonë rrezëllitëse! - tha djali.
- Faleminderit Liam! - ia ktheu ajo.
Liami mori buqetën me lule dhe ia dhuroi. Ajo i fali një puthje në faqe dhe më pas u drejtua për nga karrigia e saj. Ai e ndihmoi dhe u ul përballë me të. Pas një bisede të shkurtër, ai u ringrit nga vendi i tij dhe shkoi pranë karriges së saj. Iu ul në gjunjë dhe përreth tyre, të gjithë po mbanin vesh. Mbase
asnjëherë nuk e kishin parë diçka kaq të veçantë në këtë lokal. Ndërkohë Ela po rrinte e befasuar nga gjithçka.
Liami nxorri nga xhepi i xhaketës një kuti unaze. E hapi dhe, i pushtuar paksa nga emocionet, filloi të thoshte :
-Ela, unë sot e mendoja ditën e duhur për këtë gjë. Nuk mund të prisja më gjatë. Sot të kërkoj të marrësh vendimin përfundimtar mbi lidhjen tonë. Unë e ndjej se je gjithë ekzistenca ime. Për mua nuk ka rëndësi, nëse jashtë bie shi, apo ndodh ndonjë stuhi. Ti je dielli im. Gjithçka e imja fillon e mbyllet tek ty. Për ne nuk ka NE. Ne jemi ''NJË''! Pranon të martohesh me mua?
Pas këtij fjalimi, në fytyrë i ra një skuqje e lehtë. Nën vështrimet e të gjithë atyrë që ishin ulur në lokal, ishte normale që të kishe emocione.
-Patjetër që pranoj. E kam pritur këtë moment dhe të falenderoj që ma bëre realitet. Gjithçka e bëre të dilte më e bukur nga ajo që kisha ëndërruar
Më pas, ajo u ngrit në këmbë dhe ai gjithashtu bëri po atë veprim. I vendosi unazën në gishtin e duhur të fejesës në dorën e majtë dhe më pas të dy e puthën njëri - tjetrin me ndjenjë. Përreth duartrokitjet u bënë më të forta, por ata të dy ishin bërë pjesë e vorbullës së dashurisë tashmë. Për ta, në këto çaste, nuk ekzistonte më bota e jashtme..