Foren  ›  Forumi Albalove  ›  Tema të ndryshme
 

Dedikuar ty!

Po bie shi dhe pikat e shiut rrashqasin ngadale ne xhamin e akullt sikur te ishin lotet e mi. Eshte vjeshte, por mua me duket sikur dimri ka pushtuar. Ndjej zhurmen e shiut qe perplaset ne xham, nderkohe qe pagjumesia ime me shoqeron keto nete bashke me zerin tend te larget. Me pelqen te enderroj ty qindra here me te embel me veshtrimin ngulur ne syte e mi. Edhe pse nuk je ti je realiteti im i perditshem, endrra ime e cdo nate!

Me pelqen te imagjinoj endrrat e tua, ti ndjej si re siper meje, dhe te dhuroj perkedheljen e buzeve te mija mbi buzet e tua! Me pelqen te besoj se trupat tane sa here qe behen nje harrohen ne kohe dhe hapsire ku as mendimi me i lig nuk mund ti ndaj. Me pelqen te enderroj te qeshuren tende si nje femije
ne caste lumturie! Dua te zgjoj me perkedhelje, kur rrezet e para te diellit trokasin ne dritaren tende. Dua te shtrengoj fort para se te le te shkosh, dhe te pres me perqafime kur te kthehesh perseri.

Kam menduar per jeten time pa ty. Kam njohur friken shume here. Ne ato momente mendja ime eshte zhytur ne nje erresire te paprovuar, qe nuk kishte as fund dhe as fillim. Kam menduar per diten dhe naten, qe gjithmone ndjekin njera tjetren por asnjehere nuk takohen. Sa shume ngjan me ne!
Kam menduar per henen dhe diellin qe nuk takohen kurre, dhe e shfaqin dashurine e tyre vetem ne nje eklips. Pastaj e mbajta frymen dhe gjeja e pare qe mendova ishte se "Te Dua"
Ne 5 shkronja te thash gjene me te madhe ne bote!

Do doja te tregoja per ditet e mija pa dashuri. Do
doja te tregoja per vetmine time, dhe deshperimin tim. Do doja te tregoja per oret boshe te kaluara ne krevatin tim me shikimin te fiksuar ne tavan, fiksuar ne keto mure bosh pa histori. Fiksoj keto mure dhe me duket sikur jam e mbyllur ne nje kub kateror ku mendja ime udheton per tek ti. Do doja te me degjoje tek flas keshtu, do doja te me kuptoje ndersa mendimet e mija si te cmenduar marrin vetem nje drejtim...per tek ti!

I mbyll syte, dhe marr fryme thelle, mar fryme embelsisht, dhe degjoj te rrahurat e zemres time. Provoj te le te lire mendjen, provoj por jane mendimet qe s'me len. Atehere provoj te le te lira mendimet e mia per te pare se ku po shkojne, dhe ne cast kuptoj se kerkojne te arrijne ty.

Une do te dua dhe atehere kur nuk ke per ta besuar, do jem mes jastikut tend dhe qafes tende naten, do kercej me endrrat e tua, do te flas si
hena u flet yjeve, do te puth si era puth valet e detit, por sdo arrish te me shohesh. Ndoshta kurre s'do ta maresh vesh se sa shume zemra ime enderron.
Nje enderr qe eshte vetem nje enderr e gjate pa fund. Te jetosh nje realitet te kerkuar, te besuar, imagjinuar, qe gjithmon ke shpresuar. Po i shpresuar sepse per nje here te vetme ka besuar ate qe nuk donte ta besonte. Une e di qe ti egziston dhe pse jo fizikisht, une te ndjej ne ajer, e di qe egziston...sepse je ne endrrat e mija, e di qe je...sepse nje yll shkelqen me shume se te tjeret dhe ai je ti. Kur fryn era, e di qe je...frymemarrja jote me perkedhel fytyren, e di qe je sepse degjoj zerin tend te kumboje brenda meje.

Dhe te humba dhe te gjeta dhe ike dhe te desha, dhe te putha dhe te ndjeva.
Cdo mendim qe me vjen me dergon tek ti...ne jetoj
apo vdes per mua eshte njesoj...ne jetoj apo vdes prap dhe shpirti tek ti do me dergoj..

Ti je special, ndoshta e ke degjuar shpesh, por nuk besoj se je lodhur duke e degjuar. Je special sepse vetem ti di te jesh ashtu, ke prekur jeten e dikuj ne menyren me te vecante, ashtu sikurse askush nuk ka arritur ta bej!

Ke qen atje kur kam patur nevoje, kur jam ndjer e trishtuar dhe e vetme ti ke qen gjithmone! Me ke dhen qetesi, kete njeri qe po te shkruan e ke ber te qeshi. Ke qen duke gezuar me mua ne kohe te mira, me ke ngushelluar ne kohe te veshtira. Sa here kam dashur te flas me ke degjuar.

Asnje njeri nuk dhuron si ti, ti gjithmone ke ate buzeqeshjen qe me inkurajon dhe me inspiron. Me ke ber te perpiqem me fort kur nuk ja kam dale, me ke ber te besoj ne veten time, sepse ti ke besuar ne mua!
Te falenderoj qe me ke ngritur kur jam rrezuar, dora jote ka qen aty dhe kur te kam lenduar!
E ke zgjatur ate pa hezitim, askush nuk do bente te njejten gje qe bere ti.
Me ke dhuruar drite ne ditet me te errta, dhe buzqeshje ne ditet me te trishta.
Me mungon deshperimisht perqafimi jot, por e di qe e kam sa here me flet sa here me shikon, ti je aty TI me Perqafon!!!
Faleminderit qe ke qen gjithmon dhe s'me ke len vetem asnjehere!

Thone se dashuria perfekte eshte dashuria infinite.
Ajo qe duron per gjithmone dhe qe kurre nuk mbaron. Eshte ai pasion i vrullshem qe te merr dhe s'te leshon, dhe qe te shtyn te superosh gjithcka, per te qen gjithmone aty para duke te rrembyer me te njejtin intensitet si takimin e pare. Je ne kujtimet e mia, i forte dhe ndjelles si nje zjarr qe djeg aq fort, dhe qe me shtyn te shkruaj perseri per gjithcka qe me ka mbetur nga ti.
Thone se dashuria perfekte eshte dashuria infinite. E di? Gjithmone e kam deshiruar, por kurre nuk kam dashur te besoj se ajo vazhdon te rritet brenda meje.

Po pastaj me kujtohet ajo nate, ate dhome, ate shtrat. Mbaj mend cdo detaj te atij vendi ku kemi qen aq here. Mos me pyet perse. Do te thoja nje genjeshter, ose me mire do tentoja, por nuk do
arrija. Mbaj mend gjithcka. Por do doja te ndodhte perseri gjithcka, si dje, dhe sot, dhe neser dhe gjithmone. Me mungon duhet ta them. E perseris cdo nate, dhe nuk do lodhem duke ta then. U be muaj qe vazhdoj keshtu. Por une do te dua gjithmone. Dashuri perfekte apo jo qofte kjo imja. Ti je pjese e imja, dhe kudo qofsh jam aty me ty,duke te then "te dua"

E mban mend zemra ime heren e pare? Ishe drite ne ate dhome pa drite. Kujtoj zerin tend, zeri me i embel qe dhe nata e kishte zili ndaj qetesia kaploi gjithcka. Dy syte e tu te zinj qe shkelqenin duke me veshtruar me butesi dhe me perkedhelen kur u takuan me syte e mi. Floket e erret qe perkedhelen fytyren dhe kur koka jote ngadale u mbeshtet ne supin tim ne pritje te nje pergjigje pa fjale!
Floket e tu ishin te bute, me te lehte se vet ajri, ndoshta me te lehte se cdo lloj materiali. Me
veshtrove perseri. Nuk mund ta besoja, buzet e tua te buta dukej se emocionoheshin duke me dhuruar ate buzeqeshjen prej femije. Nuk mundem te harroj perqafimin e ngrohte, dhe aq delikat kur me pushtove ne krahe si te isha nje e pambrojtur.
Te me zente gjumi ne krahet e tu, te zgjohesha duke patur ty prane, te shikoja tek flije si nje femije, do doja mos te zgjoja asnjehere, te rrija ashtu te mbaja frymen qe ti te fleje qetesisht, por nuk mund te rezistoja tundimit per te puthur, tundimit te ndjerit te aromes te lekures tende aq ndjellse. Te shikoja tek zgjohesh i pergjumur si nje femije i perkedhelur, dhe te shtrengoj ne krahet e mi. Cfare dhimbje te ndaheshe nga ty. Cfare dhimbje ne zemer kur te thoja mirupafshim dhe largohesha por zemren dhe mendjen e leja te bente shoqeri.

Ne kohen tone aq te shkurter, ne zemren time kujtimet kane mbetur te gdhendura fort dhe as koha dhe asgje nuk do arrij ti fshij. Edhe pse tani jam vetem, vetem nuk jam, sepse kam dashurine per ty qe me mban te mberthyer aq embelsisht.

Te adhuroj pafundesisht

 

Sonte jam vetem !
Kjo dhome , sa bosh me duket sonte, sa e ftohte, e akullt... Po eshte e njejta ama qe dukej aq e ngrohte, aq e bukur sa mund te rrija edhe me dit te tera pa dalur fare , nga kjo dhome, sepse Ishe Ti ktu,
ike duke mar me vete gjith pozitivitetin rreth meje ....

E une qendroj e strukur ne nje qoshe, duke veshtruar ne cdo cep te dhomes, sa e shkret duket, pa ty, dhe une kam ftohte, kam shume ftohte, acari deperton thell ne shpirtin tim.

Mbyll syt dhe kujtoj mijera momente te kaluara se bashku, plot dashuri , pasion....

Dua te di, po vdes te di , ku je , me ke je ? Ato duar qe dikur me ledhatonin vetem mua tani kush ti puth?
Me syt e zemres te kerkoj te te gjej, me ngjan sikur degjoj te qeshuren e nje femre qe qendron ne krahet e tua, mbase kerkon te mari dicka qe se mer dot! Sepse gjerat njeher perjetohen , njeher falen, smund te rikthehen mbrapsht
Apo ndoshta mundohesh me ane te saj te cmallesh per mua?! Ajo e ndjen, e di, eshte femer, mu si une, e ndjen se po mer dicka qe nuk i takon, ne fakt, nuk po mer asgje, thjesht tenton, sepse ajo do ta ndjej shume shpejt se mund te te ket
vetem fizikisht do ta kuptoj shume shpejt qe ritmet e nje zemre nuk rrahin fort per te, do ta kuptoj qe personi qe ka ne krah e shikon ate por shef nje tjeter, do ta kuptoj qe brenda tij ai kerkon ate, ate me te cilen ndjeheshin thjesht NJE E plotesonin persosshmerisht njeri/tjetrin dhe -ajo- do ta kuptoj sa e tepert eshte dhe c krim te madh qe ben ....
Do ta kuptoj qe sa her e shtrengon fort ne krahet e tu, deshiron te mos ishte ajo , por te ishte vajza e cila te fali gezimin, hidherimin, pasionin dashurin dhe gjithcka, gjithcka qe kishte ....

Dhe une, vazhdoj te dridhem nga i ftohti, nga acari i tmerrshem qe ka pushtuar zemren time, veshtrimin kthej nga dera, sa lutem qe ajo te hapet dhe te hysh TI, te me thuash se tentove te me harrosh por se ben dot, te me thuash se gjithcka do fillojme aty ke e lam, te me thuash se une do te di te qesh serish, do te mund te ndjehem femra e duhur per ty, serish.................

Kur nje femer dashuron !
Ti, femer e brishte , delikate qe ne dukje ngjan sikur nuk do perballoje as dramen me pak te hidhur, por qe ne te vertet je

aq e forte sa i perballon edhe grushtat me te forte te mundshem me te cilet mund te te godasi jeta. Dhe jo vetem kaq, por ti di te ngrihesh pas cdo renie, shpirti jot te eshte lenduar sa e sa her, zemra jote te eshte thyer fort, copetuar ne mijera pjes, por edhe ajo nje e njemijta pjes e asaj zemre bujare di te rrafi fort, fuqishem, edhe ate ndoshta pikerisht per ate person i cili e theu keq kte zemer. Sepse, nje femer di te fali, nje femer di te dashuroj, di te bej gjithcka - gjithcka per ta pasur ate qe do. Ajo nuk do t ja dij per pengesa, nuk do tja dij nese ti ia kthen apo jo dashurin, ajo di vetem te japi maksimumin e saj. Edhe kur ne shpirt e shtrengon nje dhimbje e papershkrueshme ajo nuk humbet buzeqeshjen nga fytyra e saj, edhe kur ai qe e deshti me shume se gjithcka i kthen shpinden, ajo pranon lumturin e tij, qofte kjo edhe sikur ti kushtoj me vuajtjen dhe dhimbjen e saj...
Ajo, jo se nuk mundet te harroj, por NUK DO, nuk do te harroj ate qe e beri te qesh e te qaj, ajo mund te vazhdoj jeten para por nuk i duhet patjeter te harroj, sepse gjithcka qe kaloi e sollen ate aty ku eshte, cdo kujtim ka zen nje vend te caktuar ne keshtjellen e larmishme te ndertuar nder vite...
Kur nje femer dashuron, dashuria nuk ka kufi, nuk ka kushte ,
nuk ka te pamunduren !


Por , ti mashkull i quajtur njeri ! Nuk e di qe kur nje femer qan yjet me e humbasin shkelqimin e tyre dhe qiellin e pushton erresira e tmerrshme ? Ti, qenie e hekurt qe usHqehesh me vuajtjen e tjetres, si mund te jesh kaq zemer gur ? Si mund te tregohesh kaq indiferent ndaj nje dashurie te madhe qe te ofroi jeta? Apo gjithcka qenka kaq e padrejte sa qe u ofrohet e kunderta nga c'meritojne???
Por jo, heret a vone marim ate qe meritojm, heret a vone te kthehet me te njejten monedh dhe ty, ateher ndoshta do e kuptosh se cdo te thot, te duash, te humbasesh, te shpresosh, te presesh edhe ateher kur ste vje njeri.....

Sepse, nuk mund te krijosh lumturin tende mbi vuajtjen e nje tjetre, do kesh gjithmone nje "themel" i cili do lekundet fort per te te kujtuar kush ke qene !!!

Dedikuar atyre qe dine te "aktrojne", por edhe te mesojne te ecesh perpara me me shume force ...

Pershendetje I panjohur!!

Po te drejtohem kshu, pasi kurre nuk te njoha vertete... ndryshe te dija, ndryshe silleshe, ndryshe dole. Do doja te te shprehja keqardhjen time per ate qe je. Per ate qe pretendon te behesh dhe me imponim kerkon nje gje te tille.

As une nuk jam ajo qe isha, deshe s'deshe me ndyshove... me bere me te forte. Te dije te dalloj te bardhen nga e zeza, detajin qe ben diferencen, te ardhmen nga e kaluara.
Nuk jam me ajo qaramanja qe qante dhe per fjalen me te vogel, qe ndihej keq per veprimin me banal.

Tani asgje s'me ben me asgje pershtypje, as kur te shoh duke qeshur, as ne krahet e dikujt tjeter.
Diku gabova dhe Une dikur, kur te thashe ishe me I miri...gabova dhe kur pretendoja qe nuk do mund te te harroja kurre. Ne fakt ishte me e lehte sec Une e mendoja... mjaftuan thjesht ca te pathena qe si dija, ca veprime qe perdja e afeksionit s'me lejoi ti shihja kurre.
Tani jam komplet ndryshe... e ndjej veten me te sigurte, me te forte, me perpara... e ndjej veten me mire!!
Dhe e gjitha kjo fale teje dhe pafytyrsise tende!!

Po ti, do t'me flasesh per veten... aaa,po..do thuash ato te perhershmet...qe ti je uniku,qe ti je I pazevendesueshmi,qe ti je I pa arritshmi...
Gabohesh zemer,si Ty ka plot..ti zevendesohesh se nuk di te kesh presence..ti arrihesh, nuk di te jesh larg se s'te lejne te tjera mendje...
Ti zemer rrethohesh nga njerez, si vetja jote... Ti operon nga mendja e tyre...
Ti, kurre nuk di jesh "vetja jote", te tjera kembe do te te mbajne gjithmone...

Per mua je dielli i mengjesit qe me zgjon ne agim,
je ai i mrekullueshmi qe e ngroh shpirtin tim.
Je gjithshka qe qe kam ne kete jete te shkrete,
je ai qe do te te dua perjete.
Ka kohe qe jemi larguar,
si dy zogj qe lene folene per te emigruar.
Zemrat tona shume shpejt u ndane,
e kurre me ne syte e njeri-tjetrit s'u pame.
Jeta ka plot dhimbje,lendime ne dashuri,
por,une s'rreshta kurre se menduari e zemra ka qene tek ti.

 

Enderra e nje mesnate...
Ne netet me te bukura
pran teje do te rrethohem
Para syve tu te lire
ne trupin tend te ngrohem.
Ne gjdo mengjes kur te zgjohem
i plot hare e gezim
Ne rruget e rinis te afrohemi
te lem gjurm plot arom shprese, e shpetim
Sot ne heshtje te kerkoj
Diku je ti,e embla e buzes time
qe vetem per ty
i shpalos fjalet me te embla te zemres time
Rreshqasin nga buza ime
pa u vrar nga shpirti
behu fat lum dhe trime
do te vi nje dit shpirti...

……. Pjano… kjo pjano e mallkuar me lidhi te hidhja ne leter ate qe shpirti mban fshehur, mendja ruan kaq gjate dhe fjala s’e shpreh dot… Dora dridhet para letres se vyshkur dhe gishtat shtrengojne lapsin e ndryshkur qe kish zene qoshe ne tavoline…. Sa e larget me duket dita kur kam njollosur nje leter te bardhe… …aq e larget sa dhe ti…
I pata premtuar vetes se s’do te kujtoj me, sdo te kerkoj me, sdo te te mendoj me… s’do te…..kurre me… Por si per dreq, cdo gje qe me rrethon me kthen ne kohe. Si nje kalvar imagjnar me shfaqen para syve kaq shume kujtime, ndodhi, buzeqeshje, lot, emocjone, pendese… e une ashtu naïve, dhe e leshuar pas ndjenjave vrapoj pas tyre , si gjithmone ne fakt, edhe pse e di, e di se treni nuk mund te arrihet me, tashme do kete arritur ne stacjonin tjeter..…Hehe… sdi ne te kam thene, por… une i adhuroj udhetimet, dhe cuditerisht ti me mesove te udhetoj jo vetem ne toke, por dhe ne hapesire …. E ndersa une, une tashme po zbuloj nje udhetim tjeter…ate me veten time… Nejse, …asgje s’kam per te thene jo… vetja di te me degjoj mjaft mire… u beme shoke te ngushte, dhe kjo fale teje… te falenderoj qe me njohe me kete mike kaq te mire….

Melodia e pjanos mbaroi tashme, po ashtu dhe shiu qe na shoqeronte pas xhamave te dhomes……