Beitragsansicht

lMbeturinat mbulojnë Malin e Zi 09/12/2010

Dzelal Hodzic, i organizatës jo-qeveritare në Mbrojtje të Ambientit  “Green Step” tha se shishet plastike apo mbeturinat spitalore janë sjelle nga lumi Buna, që konsiderohet një kufi natyror mes Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Ky lumë derdhet në Adriatik, në afërsi të qytetit të Ulqinit, bregdeti i të cilit është aktualisht i mbushur me mbeturina. Sipas tij- ndotja eshte nje dukuri e perseritur, por këtë vit është shtuar ndjeshëm si pasojë e permbytjeve.  

Gjorgje Dabovic, sekretar për mjedisin në Ulqin i tha Asociated Press, se nga rritja e nivelit te Bunes, ujerat mbledhin të gjithë mbeturinat në brigjet e tij dhe i shkarkojnë këto në detin Adriatik”. Plehrat vijne si nga Shqiperia ashtu dhe dhe Mali i Zi. Kryetarja e agjensise qeveritare ne Mbrojtje te Mjedisit, Daliborka Pejovic tha se problemi do të gjeje zgjidhje vetem atehere, kur të dy shtetet të rregullojnë problemet e përbashkëta, të ndërtojnë diga, për të trajtuar sic duhet cështjen e mbeturinave.

Si Ulqini dhe Ada Bojana në afërsi të lumit Bune, janë pika turistike. Kryeministri Sali Berisha pritet të vizitojë Malin e Zi, javen e ardhshme për të diskutuar situatën pas përmbytjeve në dy vendet. Muajin e kaluar, ministria e Jashtme kroate thirri ambasadorin shqiptar ne Zagreb, për t'i kërkuar shpjegime për ndotjen e bregdetit ne jug te vendit, i mbushur me mbeturina qe vinin nga Shqiperia.

Era85 09.12.2010 0 902
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)