Post view

Rama: Berisha kërkon t'i mbyllë gojën opozitës 09/12/2010

Në një konferencë për media, kreu socialist theksoi se Shqipëria po zhytet në baltën e keqqeverisjes dhe mbyllja e parlamentit e tregon fare qartë këtë gjendje.

"Sot parlamenti duhet të diskutonte për atë që duhet bërë për të mos patur përmbytje dhe për të mos patur më rikënetëzim të Shqipërisë. Sot opozita ishte bërë gati që të mbronte në parlament propozimin e saj për të ndalur  përmbytjen dhe të kërkonte prej qeverisë adoptimin e një plani konkret. Saliu dhe Jozefina mbyllën parlamentin, për t'i mbyllur gojën opozitës për të demonstruar hapur se nuk kanë asnjë vizion a program për të nxjerrë vendin nga përmbytjet dhe nga balta", tha Rama.

Kryetari i PS-së kërkoi që t'i jepet fund lojës së shitjes së energjisë, të ngrihen struktura shkencore për analizimin dhe studimin e menaxhimit të ujërave, si dhe të ndërhyhet në legjislacion për mbrojtjen e pyjeve dhe të lumenjve

Era85 09.12.2010 0 931
Comments
Order by: 
Per page:
 
  • There are no comments yet
Rate
0 votes
Actions
Recommend
Categories
Filme (3 posts)
Lajme Shqip (292 posts)
Movies (2 posts)
Ngjarje (1 posts)
Politics (3 posts)
Politik (3 posts)
Tech News (48 posts)