Beitragsansicht

Topalli, ndryshe nga Berisha në emërtimin e Leka Zogut

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të pretendentit për fronin mbretëror, Leka Zogu I. Ndryshe nga Kryeministri Sali Berisha, Topalli në ngushëllimin e bërë, 24 orë pas bërjes publike të lajmit për humbjen e Leka Zogut I, shprehet ftohtë, pa i dhënë epitete si mbret i shqiptarëve. “Me dëshpërim të thellë mora lajmin e hidhur se Madhëria e Tij, Leka Zogu u nda nga jeta. Në kujtesën tonë Leka Zogu do të mbetet shqiptari foshnje dyditëshe që la Shqipërinë dhe u rrit në dhe të huaj; porse u mëkua dhe u edukua me dashurinë dhe krenarinë për popullin, gjuhën dhe vendin e vet dhe mishëroi vlerat dhe virtytet më të mira të shqiptarëve. Në gjurmët e të atit, Leka Zogu iu përkushtua çështjes kombëtare dhe u shqua si inspirues dhe përkrahës i paepur i përpjekjeve për liri dhe dinjitet të shqiptarëve në trevat e tyre dhe kudo”, thuhet në ngushëllimin e kryeparlamentares. Gjithashtu Topalli shprehet se familja mbretërore dhe Leka Zogu “gjatë një mërgimi të vështirë, përjetuan dhimbjen e ndalimit të egër nga diktatura komuniste të jetojnë në vendin amë dhe kthehen në Shqipëri vetëm me vendosjen e demokracisë, duke marrë pjesë në zhvillimet pozitive të vendit”.

“Me ndarjen nga jeta të Leka Zogut, ne humbën një atdhetar të mençur dhe shqiptarët kudo humbën një figurë të rëndësishme të historisë së tyre politike, një figurë që tashmë ka vendin e vet të nderuar në kujtesën tonë kombëtare. Në këtë ditë të rëndë, unë dëshiroj të ndaj me familjen e Madhërisë së tij Leka Zogu, dhimbjen për humbjen e pazëvendësueshme të njeriut të dashur dhe me gjithë bashkëkombësit e mi hidhërimin e thellë për humbjen e një personaliteti. Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera, dëshiroj të ndaj me Princin Leka dhe të gjithë anëtarëve të familjes mbretërore, si dhe me gjithë shqiptarët lutjen që shpirti i Leka Zogut të prehet në paqe në tokën ku u lind”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit. Kryeministri Sali Berisha në qëndrimin e tij la të hapur mundësinë për bërjen e referendumit për monarkinë, si dhe u shpreh se votimi i 1997 për sistemin e regjimit në Shqipëri u manipulua. Në mbledhjen e qeverisë, të gjithë ministrat mbajtën një minutë heshtje për vdekjen e Leka Zogut I.

Era85 03.12.2011 0 1220
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)