Beitragsansicht

Shkupi bllokon emrat shqiptarë për shkollat

Zhvillimet e fundit lidhur me nismën për ndërrimin e emrit të njërës prej shkollave më të vjetra të Shkupit, “Cvetan Dimov”, që ndodhet në lagjen e “Çairit”, në “Hasan Prishtina” i kanë ndezur këto kohët e fundit tensionet ndëretnike maqedonase-shqiptare, duke nxjerrë edhe një herë tjetër në pah çështjen e ndjeshme sesa ndikojnë në marrëdhëniet ndëretnike emrat e marrë nga historia që u vihen institucioneve, objekteve ose rrugëve, në rastin konkret shkollave. Për më tepër, emri i ri i propozuar “Hasan Prishtina” kundërshtohet me forcë, pasi në qarqet akademike nacionaliste sllavo-maqedonase ai konsiderohet si një nga ideologët kryesorë të “Shqipërisë së Madhe”, por sidoqoftë homologët e tyre shqiptarë i hedhin poshtë këto pretendime, duke theksuar se Hasan Prishtina ka qenë një figurë e shquar e lëvizjes së Rilindjes kombëtare shqiptare dhe se është e drejta e shqiptarëve që në lagjen me popullsinë më të madhe shqiptare (rreth 60 000) në Shkup, sikurse është ajo e “Çairit”, shkollat të mbajnë emra shqiptarësh të shquar. Sidoqoftë, historiani sllavo-maqedonas Nikolla Zhezhov shpjegon se historia është e ndjeshme në një shoqëri shumetnike, sikurse është e tillë ajo e Maqedonisë. “Duhet të theksohet se marrëdhëniet ndëretnike në vendin tonë janë të brishta dhe kështu një hap qoftë edhe i vogël dhe i pamenduar mund të shndërrohet në një problem me pasoja afatgjata. Kur është fjala për zgjedhjen e emrave të shkollave dhe të rrugëve, e rëndësishme është që të zgjidhen personalitete kombëtare që nuk janë të diskutueshëm për asnjërën palë dhe që nuk i lëndojnë ndjenjat kombëtare të askujt”, theksoi dr. Zhezhov në një prononcim të tij të fundit në gazetën e përditshme sllavo-maqedonase “Dnevnik”. Para pak vitesh, një problem i ngjashëm ndodhi edhe në fshatin Shemshevë, me popullsi kryesisht shqiptare, të Tetovës, ku u ndërmor nisma që shkolla lokale “Dame Gruev” të emërtohej sipas dëshmorit shqiptar “Jumni Jonuzi”, por sidoqoftë në atë kohë, pas një debati të gjatë u arrit deri te një zgjidhje kompromisi dhe ajo shkollë u quajt thjesht sipas emrit të fshatit Shemshevë. Tani i njëjti problem ka lindur në lagjen shkupiane “Çair”, ku këshilli prindërve i nxënësve shqiptarë të shkollës me emërtimin e deritanishëm “Cvetan Dimov” ka kërkuar që ky i fundit të ndërrohet në “Hasan Prishtina”, duke qenë se shumica e nxënësve që mësojnë në këtë shkollë, është shqiptare. Por për prindërit e nxënësve sllavo-maqedonas ky emër është i papranueshëm, sepse Hasan Prishtina, sipas tyre, ka qenë një nga ideologët e Shqipërisë së Madhe, në kuadrin e së cilës do të duhej të përfshihej edhe një pjesë e konsiderueshme e Maqedonisë. Kështu për njërën palë, Hasani është Hero Kombëtar, kurse për palën tjetër, armik! Po kështu po ndodh edhe në fshatin kufitar Bllacë, ku prindërit e nxënësve shqiptarë duan që shkolla lokale “Aleksandar Urdarevski” të shndërrohet në “Ismail”, sepse, sipas tyre, Urdarevski, një Hero Kombëtar sllavo-maqedonas, më 1944-n ka marrë pjesë në veprimet luftarake, si rezultat i të cilëve janë vrarë banorë shqiptarë të këtij fshati. Sidoqoftë shembulli i fshatit Shemshevë është një model zgjidhjeje kompromisi, ndërkohë që rastet e lartpërmendur janë tregues të qartë të karakterit të brishtë të stabilitetit ndëretnik në Maqedoni, duke dëshmuar se po nuk u zgjidhën, mund të kenë pasoja negative afatgjata për këtë vend me stabilitet politik delikat.

Era85 03.12.2011 0 1034
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)