Post view

Rama: Piramida të mos shembet

Kryesocialisti, njëkohësisht kryetar i bashkisë së Tiranës Edi Rama kërkoi që për cështjen e parlamentit të ri që qeveria parashikon ta ndërtojë te Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, të zgjidhet më parë aspekti historik arkitektonik dhe aspekti financiar.

Duke folur në mbledhjet e komitetit për parlamentin e ri, Rama theksoi se Qendra me emrin "Pjetër Arbnori" është një ngrehinë që ka nevoje për rregullim, por debati për shembjen e godinës që ka shërbyer më parë si muzeu i diktatorit Enver Hoxha, është i kotë.

Rama kërkoi edhe zgjidhjen e problemit të televizionit kombëtar Top Channel, që prej vitesh ndodhet në ambientet e QNK-së.

"Duhet të zgjidhim problemin e Top Channel që vazhdon të jetë në një gjendje jo të tolerueshme, për vetë mënyrën se si janë ndërtuar marrëdhenies mes qeverisë dhe medias", tha Rama.

Kryebashkiaku kujtoi miratimin e projektit për godinën e parlamentit të kryesia e kuvendit, një prej projekteve më të mira që do të sillte një ndërtesë unike në llojin e saj.Po ashtu ai kujtoi edhe shpenzimin e miliona lekëve në idenë për ndërtimin e teatrit kombëtar në ambientet e piramidës, para këto të kontributeve të shqiptarëve në buxhetin e shtetit.

Era85 02.11.2010 0 943
Comments
Order by: 
Per page:
 
  • There are no comments yet
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
02.11.2010 (5483 days ago)
Rate
0 votes
Actions
Recommend
Categories
Filme (3 posts)
Lajme Shqip (292 posts)
Movies (2 posts)
Ngjarje (1 posts)
Politics (3 posts)
Politik (3 posts)
Tech News (48 posts)