Post view

Berisha: Koha për ndërtimin e parlamentit të ri

Mblidhet në kryesinë e kuvendit Komiteti Shtetëror ku po diskutohet për ndërtimin e parlamentit të ri.

Në këtë takim është i pranishëm kryesocialisti, njëkohësisht kreu i bashkisë së Tiranës, Edi Rama dhe kreu i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruci.

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se tani është koha për ndërtimin e godinës së re, sepse ambientet aktuale të parlamentit janë të shpërndara në vende të ndryshme.

"Nuk do të shpenzojmë asnjë qindarkë më tepër nga projekti që u caktua më parë për ndërtimin e parlamentit në kryesinë e kuvendit. Parlamenti do të ketë ndërtesën më moderne të vendit", tha Berisha.

Sipas tij, piramida, që është zgjedhur vendi për ndërtimin e parlamentit të ri, duhet të shkatërrohet sepse është mauzeloumi i diktatorit më mizor, më të barbar të të gjitha kohërave

Era85 02.11.2010 0 1111
Comments
Order by: 
Per page:
 
  • There are no comments yet
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Rate
0 votes
Actions
Recommend
Categories
Filme (3 posts)
Lajme Shqip (292 posts)
Movies (2 posts)
Ngjarje (1 posts)
Politics (3 posts)
Politik (3 posts)
Tech News (48 posts)