Post view

Hagë, më 23 shtator rinis gjyqi i Haradinajt

Me 23 shtator në tribunalin e Hagës për Krime e Luftës në ish- Jugosllavi fillon rigjykimi kundër ish- kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Kështu njoftojnë mediat e Beogradit të cilat citojnë burimet e tyre pranë këtij tribunali.

Sipas agjencisë B92, Ramush Haradinaj, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj ngarkohen për krime ndaj të burgosurve në kampin e robërve të UÇK-së në fshatin Jabllanicë, nga marsi deri në shtator të vitit 1998.

Ish- komandanti në zë i ish- Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rajonin e Dukagjinit, Ramush Haradinaj u shpall i pafajshëm në të 37 pikat e akuzës nga Tribunali i Hagës më 3 prill të vitit 2008. Mirëpo pas ankesës së Prokurorisë, Këshilli i Apelit i këtij tribunali vendosi me 21 korrik të këtij viti që të ketë rigjykim të pjesshëm për rastin Haradinaj.

Këshilli Gjyqësor i Tribunalit të Hagës javën e kaluar refuzoi kërkesën e mbrojtjes për lirimin me kusht të Haradinajt, me arsyetimin për fillimin e shpejt të rigjykimit ndaj tij.

AAK u shpreh e zhgënjyer me këtë vendim, ndërsa shprehu besimin e saj për ri-gjykimin e shpejt të liderit të saj, për të cilin është e bindur se do ta fitojë sërisht pafajësinë

Era85 14.09.2010 0 975
Comments
Order by: 
Per page:
 
  • There are no comments yet
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
14.09.2010 (5391 days ago)
Rate
0 votes
Actions
Recommend
Categories
Filme (3 posts)
Lajme Shqip (292 posts)
Movies (2 posts)
Ngjarje (1 posts)
Politics (3 posts)
Politik (3 posts)
Tech News (48 posts)