Shikime

Dhjetë të arrestuar për trafik droge dhe vjedhje të ndryshme

Me dhjetë persona të arrestuar ka përfunduar operacioni i fundjavës nga policia e kryeqytetit. Disa të arrestuar rezultonin persona në kërkim, por nuk kanë munguar edhe të akuzuar për kundërshtim policësh, trafik droge, apo vjedhje. Në lidhje me këto arrestime, policia shpjegoi se nga antidroga u bë ndalimi i Guxim Durakut, 48 vjeç, pasi Prokuroria për Krimet e Rënda e ka shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike. Ndërsa nga Komisariati Nr. 2 u arrestua Bledar Peza, 43 vjeç, pasi rezultonte i dënuar me 9 muaj burg për mashtrim dhe ishte dënuar që në vitin 2009. Ndërkaq, nga Komisariati Nr. 3 janë ndaluar Fisnik Matoshi, 27 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe vëllai i tij, Vladimir Matoshi, 38 vjeç. Arrestimi i tyre u krye sepse tek kthesa e Kamzës, pikërisht te pallatet e Malezjanit kanë kundërshtuar me dhunë në krye të detyrës punonjësin e Policisë Rrugore. Po ashtu, nga Komisariati Nr. 3 u arrestua edhe i kërkuari Aldo (Martin) Bramellari, 21 vjeç, pasi në fund të vitit 2010, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg, për “vjedhje” dhe “largim nga vendi i qëndrimit”. Po nga kontrollet në postblloqe është arrestuar Ylli Avdyli, 23 vjeç. Arrestimi i tij u bë pasi në rrugën “Jordan Misja” dyshohet se është konfliktuar  me shtetasen M. K, duke e goditur me mjete të forta. Pas hetimit dhe verifikimit të bërë ndaj tij rezulton se gjykata e kishte lënë në arrest shtëpie, por e kishte thyer këtë urdhër. Ndërkaq, nga Komisariati Nr. 6, u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Ervin Liçaj, 28 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, sepse me dt. 17.06.2011, rreth orës 06.30 në rrugën “Sabaudin Gabrani”, ka vjedhur materiale ndërtimi në banesën në ndërtim të një shtetasi. Por, arrestime janë kryer edhe nga Komisariati Nr. 4. Nga këto shërbime u vunë në pranga Armand Laçi, 21 vjeç dhe Klenat Sallaku, 20 vjeç. Policia shpjegoi se ndaj tyre është depozituar një kallëzim penal se gjatë natës, para banesës së një personi kanë vjedhur automjetin tip “Benz 240”, me targë GJ 3443 A. Nga puna e bërë rezultoi se ata dyshohen se janë autorë edhe të vjedhjes së disa makinave të tjera. Arrestimi i dhjetë gjatë këtyre masave është kryer nga Komisariati Nr. 5. Shpëtim Velia, 39 vjeç, u prangos sepse ndaj tij ka bërë kallëzim një shtetas, i cili deklaron se në banesën e tij i kanë vjedhur disa arka me zogj pule deti, të cilët iu gjetën në banesë të arrestuarit

Era85 21.06.2011 0 1141
Komente
Radhit pas: 
Për faqe:
 
  • Ende nuk ka komente
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Më të votuarat
0 votes
Veprimet
Rekomandoj
Kategoritë
Filme (3 postimet)
Lajme Shqip (292 postimet)
Movies (2 postimet)
Ngjarje (1 postimet)
Politics (3 postimet)
Politik (3 postimet)
Tech News (48 postimet)