Beitragsansicht

Cudira shqiptare

Mijëra njerëz prej së dielës po vërshojnë drejt Vlorës. Qytetarë nga çdo qytet i Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe diasporës po shkojnë në Vlorë. Me gjithë përpjekjet e Berishës për ta mbajtur Vlorën jashtë vëmendjes kryesore të 100 vjetorit, shqiptarët po i japin atij përgjigjen e duhur.

Është ndoshta nga të paktat raste ku shumë njerëz që udhëtojnë pa i organizuar askush drejt Vlorës, motivohen mes të tjerash nga prirja publike e qeverisë për ta anashkaluar atë. Udhëtimi drejt Vlorës është një shenjë e fortë patriotizmi, por duket se është dhe një qëndrim politik ndaj Sali Berishës, njeriut të cilin ky qytet e ka detyruar të tregojë mungesën më të fortë të dashurisë për Shqipërinë, duke pranuar të digjet për të mos ikur nga pushteti.

Vetë Berisha do të detyrohet të shkojë në Vlorë nesër në mbrëmje si shoqërues i Bujar Nishanit dhe të ikë andej herët në mëngjes më 28 Nëntor. Ka marrë masa të forta sigurie pasi nuk e ndjen si festë 28 Nëntorin në Vlorë, por si një ditë kundër tij.


Shko i qetë Sali Berisha në Vlorë. Askush nuk të prek me dorë. Askush nuk ka ndërmend të hedhë qoftë dhe një qese me miell kundër teje. Nuk je ti në qendër të festës. Nuk është festa jote. Është 100- vjetori i Shqipërisë.

A_b_i 26.11.2012 1 2082
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  •  A_b_i: 
     
    vlora ne 28 nentor duhet te jete kryeqyteti i Shqiperise jo vetem pr 100 vjetorin por edhe pr 101 vjetorin 102 vjetorin etj... Nuk mund te hedhesh balt ne histori, e vertet jo vetem vlore e tiran po e ne durres, shkoder e diaspore ne te gjitha trevat shqipfolese duhet te kete absolutisht festime nkuader te dites kuu kujtohet shpqllja e pavarsise se vendit,,, mgjth smund te veproje keshtu qeveria sipas interesave dhe preferencave personale, historia sle vend per interpretim esht mjaft e sakte, vlora seshte vetem vendi ku i ngrit flamuri por qendra e shtetit te pare shqiptar sovran, e eshte vertet per tu ardhur keq qe Vlora eshte e bragtisur nga qeveritaret ,,Buxheti i ketij qyteti duhet t ish me fonde me te medha se zakonisht per arsyet se duhet t ish qendra e festimeve por qeveria t dashur miq jo vetem qe nuk ka dhene bonuse per vloren por dhe e ka penalizuar duke ja bllokuar asaj vetem e vetem qe vlora mos t qe e pregatitur per te organizuar festimet, nderkohe qe ne Tirane behen investime kolosale nga qeveria per festimet , Vlores ja bllokojne fondet..Ky sesht asgje me shume dhe asgje me pak vecse nje TURP dhe KRIM i rradhes se qeverise sone..gjths nje dite do te kete gjyqesi ose edhe vetegjyqsi nese do te qe nevoje, e cdokush do vej ne vendin ku meriton dhe te mare ate qe meriton e te paguaje per t mirat dhe te KEQIJAT qe ka bere!
    Ps: askush smund te ndal dot vloren per te organizuar nje feste sic e meriton sekan bere dot Xhonturqit ne 1912 dhe se ben dot as 'askushi' ne 2012 :):)
     
     27.11.2012 
    3 Punkte
     
Post info
A_b_i
Esperienca është Mësuesi më i veshtire , Në fillim të bën provimin , Pastaj të shpjegon mësimin..
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Lajme Shqip (7 beiträge)
Sport (1 beiträge)
Tech News (4 beiträge)
Tema shoqerore (10 beiträge)