Shikime

Berisha: Zogu, jetoi dhe vdiq si antifashist. Nuk pranoi të kapitullonte

Inaugurohet në Tiranë shtatorja e derdhur në bronz e Ahmet Zogut. Shtatorja mbërriti në Shqipëri një muaj më parë dhe dje u lartësua në fund të bulevardit që mban emrin e tij, mbi strukturën e ngritur, ku duhej të vendosej në kuadrin e festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë.

Në ceremoninë e sotme ka marrë pjesë kryeministri Sali Berisha, pasardhësi i familjes mbretërore Princi Leka i II-të, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, krerët e partisë së Legalitetit, etj. Në fjalën e rastit, kryeministri Berisha nuk i ka kursyer vlerësimin e figurës së Ahmet Zogut, duke ngritur në piedestal meritat e tij në themelimin e shtetit shqiptar.

“Ahmet Zogu qëndroi i palëkundur në anën e shqiptarëve. Pas shpalljes së pavarësisë ky pasardhës i njërës prej familjeve më të shquara shqiptare, në vitet më të vështira të vendit do i të qëndronte palëkundur në mbështetje të Ismail Qemalit, të ndërtimit të shtetit të shqiptarëve. Në një kohë kur në tryeza diplomatik po përgatitej shuarja për fare e shqiptareve nga harta politike e Evropës. Zogu me një grup burrash të shquar të kombit organizoi Kongresin e Lushnjes, themeloi qeverinë, e cila u tha ‘Jo’ të gjitha traktateve copëtuese të Shqipërisë”,- deklaroi Berisha.

Sipas Berishës, Zogu gjithë jetën mbeti një antifashist dhe luftoi në mërgim. “Mbretëria shqiptare do të ishte viktima e parë në Evropë, e agresioni nazi-fashist. Zogu I nuk pranoi të kapitullonte por vijoi luftën në mërgim. Ishte nga të parët që u shpalli luftë pushtuesve të Shqipërisë. Ahmet Zogu jetoi dhe vdiq si një prej anti-fashistëve më të vendosur të Shqipërisë dhe Evropës”, u shpreh Berisha.

Inaugurimi i bustit të Ahmet Zogut përkon me 88-vjetorin e triumfit të Legalitetit dhe rrëzimin e qeverisë së Fan Nolit.

Era85 24.12.2012 3 2126
Komente
Radhit pas: 
Për faqe:
 
  •  ximil: 
     
    nenshkrimin e kapitullimi te shtetit.
     
     27.02.2013 
    0 e pelqejne kete
     
  •  ximil: 
     
    mbreti ka hy ne histori me ndihmen e sllaveve.
     
     27.02.2013 
    0 e pelqejne kete
     
  •  A_b_i: 
     
    ç'ja ka fut kot si perhere ky kopili, si antifashist thote, iku nga shqiperia ne dt 6 Zogu mori dhe gjith floririn dhe ne dt 7 i hapi dyert italise, te ishte kaq fisnik zogu te rrinte ketu si sovrani i ketij vendi te perballej dhe jo te largohej dhe jo si thote ky kerriçi nuk pranoi te kapitullonte ,sdo i denonte Rilindasit dhe patriotet qe detyroheshin dhe benin politiken dhe te mbronin interesat e shqiperise jashte atdheut, te ishte aq Patriot ky Zogu i Saliut sdo i vinte flaken shtepise ku jo shume larg po 7 vjet me pare Ismail Qemali shpalli pavaresine e shqiperise, rri rri ky dhe ja fut ndonjehere pordhes, (organizoi kongresin e Lushnjes thote), si mund ta thuash kete kur per te gjithe anetaret eKongresit te lushnjes nxori urdher arresti, burgosi me qindra...
    Ca dreqin eshte ky gomar qe deformon historine.... le te beje qytetar nderi dhe musolinin se akoma ndertimet dhe godinat e ministrive dhe kryeministrive jane veper e italianeve ...
    Mire ben qe tallet perderisa ka qe i besojne, mjer ky popull ...
     
     11.01.2013 
    0 e pelqejne kete
     
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Rekomandoj
Më të votuarat
0 votes
Veprimet
Kategoritë
Filme (3 postimet)
Lajme Shqip (292 postimet)
Movies (2 postimet)
Ngjarje (1 postimet)
Politics (3 postimet)
Politik (3 postimet)
Tech News (48 postimet)