Thaci ne vecanti pershkruhet si kreu i nje grupi shqiptar te tipit mafioz,  si  ‘shefi’ i një rrjeti që filloi veprimet kriminale pas luftës së Kosovës dhe  ruajti ndikimin e tij të fuqishëm mbi qeverisjen e vendit që nga ajo kohë”. Dik  Marty pretendon se pas perfundimit te konfliktit, figurat nga rrethi i afërt i  Thaçit, “në mënyrë të fshehtë kanë dërguar të burgosur përtej kufirit me  Shqipërinë ku disa serbë thuhet se janë vrarë për t'i marre veshkat e per t'i  shitur me pas në tregun e zi. 
Reagimi i qeverise se Kosoves ndaj  pretendimeve qe vijne ne kohen kur Kosova sapo zhvilloi zgjedhjet e para  parlamentare qe prej shpalljes se pavaresise, ishte i menjehershem. 
Ajo  e quajti raportin vazhde te dokumenteve te publikuara keto 12 vitet e fundit e  qe kane pasur per qellim njollosjen e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  dhe të udhëheqësve të saj. Keto pretendime sipas saj, janë hetuar disa herë nga  drejtësia vendore dhe ndërkombëtare, dhe në të gjitha rastet është konstatuar se  deklarimet kanë qenë të pabazuara në fakte dhe të konstruktuara me qëllim të  dëmtimit të imazhit të Kosovës dhe të luftës së UCK-se. 
Është e qartë se  dikush dëshiron të pengoje KryeministrinThaçi pas zgjedhjeve parlamentare, ishte  deklarata e qeverise, qe e pershkruan dik martin si paragjykues dhe te vendosur  te raportoje ne favor te qendrimeve te shprehura nga bashkepunetorja dhe mikja e  tij Carla del Ponte. Prishtina zyrtare ka shprehur gjithashtu gadishmerine per  te mbeshtetur cdo hetim te pavarur