Beitragsansicht

Maqedoni, dënime për deputetët që bojkotojnë Kuvendin

SHKUP- Para shpërbërjes së parlamentit, VMRO-DPMNE dëshiron që të disiplinojë deputetët e përbërjes së ardhshme parlamentare në rast se ata vendosin të bojkotojnë punimet e parlamentit.

Sipas mediave maqedonase, me ndryshimet dhe plotësimet në ligjin për deputet që pritet të propozohen të mërkurën nga grupi parlamentar i partisë së Nikola Gruevskit, parashikohet që deputetët që do të bojkotojnë në të ardhmen parlamentin të marrin vetëm një të tretën e rrogës mujore.

BDI nuk i është bashkangjitur një iniciative të tillë, edhe pse është kërkuar mbështetja e tyre nga ana e VMRO-DPMNE-së.

Ndërkohë me ndryshimet në ligjin për deputet parashihetqë tre deputetëve nga diaspora tu sigurohen gjashtë udhëtime zyrtare brenda vitit si dhe banesa.

Deri në shpërbërjen e parlamentit VMRO-DPMNE pritet të miratojë edhe 103 ligje që kanë të bëjnë me administratën publike, të cilat janë premtim parazgjedhor që nga viti 2008

Era85 04.04.2011 0 1128
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)