Forums  ›  Forumi Albalove  ›  Poezi
 

Ditet Shkollore

Ditet Shkollore.

Ti moj vajz e bukur,
me faqet si molla
a po te kujtohet
kur t'prisja te shkolla.

Ta beja me sy
edhe te afrohesha
te kapja per dore
dhe pak u turprohesha,

a po te kujtohet
kur t'jepja dhurata
ato dite me benin
pa gjum tme kaloj nata,

A t'kujtohen ty vajz
ato dite shkollore
ishim shum te ri
te therrisja dashnore,

s'mendonim shum larg
se i lendojm zemrat
ne fletoret tona
i shkruanim emrat,

Tash kaloj shum kohe
te dy jemi rrite...
por duhet te bejm be,
pasha ato dite...
(((ELI)))

Forums  ›  Forumi Albalove  ›  Poezi