Post view

Mediat maqedonase: Skandal në Armatë, ushtarët këndojnë në shqip

MAQEDONI-- Lajmifundit--(INA) Këndimi dhe rreshtimi i ushtarëve të komunitetit shqiptar pranë flamurit kombëtar shqiptarë në një nga kazermat e Armatës së Maqedonisë (ARM) në qytetin e Velesit është vlerësuar si një skandal që ka shkaktuar reagime në mediat maqedonase dhe pranë Ministrisë së Mbrojtjes, bën të ditur agjencia e lajmeve INA.

Gjithçka ka ndodhur me publikimin e një video materiali në faqen e internetit “Youtube” , ku shihen ushtarë shqiptarë të ARM-së, të cilët reshtohen dhe raportojnë para një nënoficeri shqiptar, ndërsa në prapavijë duket flamuri i vendosur kombëtar. Video materiali sot është transmetuar tek disa media maqedonase, që kanë vlerësuar rastin si një skandal pranë organeve të sigurisë.

Komandanti i kazermës në Veles, Lupço Kostoski nuk ka komentuar këtë veprim të ushtarëve, ndërsa ka paralajmëruar masa për ndriçimin e rastit, ndërsa Ministria e Mbrojtjes nënvizoi sot se ky video xhirim nuk e reflekton gjendjen në ARM.

“Lidhur me publikimin e videomaterialit të ashtuquajtur si skandali i ushtarëve shqiptar në Veles, ku nxitet urrejtje dhe padurueshmëri në baza etnike dhe fetare, Ministria e Mbrojtjes dhe shtabi i përgjithshëm i ARM-së e dënon ashpër këtë veprim dhe se po hetohen të gjithë personat e involvuar dhe momentet lidhur me publikimin e këtij materiali”, theksohet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke theksuar se do të ndërmerren masa sanksionuese ndaj personave të invovluar. Videoja është publikuar nga disa media maqedonase, ndërsa në faqet e internetit ajo ishte botuar nga shkurti i vitit 2009. (INA)

A_b_i 11.09.2010 0 1275
Comments
Order by: 
Per page:
 
  • There are no comments yet
Post info
A_b_i
Esperienca është Mësuesi më i veshtire , Në fillim të bën provimin , Pastaj të shpjegon mësimin..
11.09.2010 (4981 days ago)
Rate
0 votes
Actions
Recommend
Categories
Lajme Shqip (7 posts)
Sport (1 posts)
Tech News (4 posts)
Tema shoqerore (10 posts)