Post view

Sllovakia tërheq trupat nga KFOR-i

PRISHTINË-Sllovakia tërhoqi trupat nga KFOR-i, njoftoi përmes një komunikate për shtyp, zyra për marrëdhënie me publikun e KFOR-it.
Komunikata bën të ditur se Kontingjenti i KFOR-it sllovak e ka përmbushur misionin e tij në Kosovë dhe ushtarët e fundit do të kthehen në vendin e tyre këtë javë, sikurse paralajmëroi më parë nga Kryeministrja sllovake, Dr. Iveta Radièová, gjatë vizitës së saj në Kosovë.
Trupat sllovake kanë shërbyer si pjesë e misionit të KFOR-it që nga shtatori i vitit 1999.
Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Erhard Bühler, ka shprehur mirënjohje në emër të NATO-s dhe KFOR-it për shërbimin e shkëlqyer dhe performancën e jashtëzakonshme të ushtarëve sllovakë.
“Ju, ushtarët sllovakë, keni shërbyer për paqen dhe sigurinë e gjithë popullit të Kosovës që nga fillimi i misionit të KFOR-it në vitin 1999. Ju keni kontribuuar në mënyrë domethënëse për përmirësimin e përgjithshëm të stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë. KFOR-i shpreh nderime për tëgjithë ushtarët sllovakë dhe përkujton 44 ushtarët sllovakë të cilët kanë humbur jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë", deklaroi Bühler.
Më shumë se 2.000 ushtarë sllovakë e kanë mbështetur misionin e KFOR-it gjatë 11 vitve të fundit. Kontributi i Sllovakisë ndaj KFOR-it është planifikuar deri në vjeshtën e këtij viti, si pjesë e zvogëlimit të numrit të trupave të KFOR-it.

Era85 19.11.2010 0 963
Comments
Order by: 
Per page:
 
  • There are no comments yet
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
19.11.2010 (4955 days ago)
Rate
0 votes
Actions
Recommend
Categories
Filme (3 posts)
Lajme Shqip (292 posts)
Movies (2 posts)
Ngjarje (1 posts)
Politics (3 posts)
Politik (3 posts)
Tech News (48 posts)