Post view

Shtyhet fundi i botës

Fundi i botës mund të shtyhet, por jo për shumë kohë.

Sipas kërkuesit Gerardo Aldana, i Universitetit të Santa Barbaras në Kaliforni, arkeologët modernë kanë gabuar në konvertimin e datës që sipas fisit Maja, do të sillte fundin e botës. Përllogaritjet e Aldanës bëjnë të ditur se fundi nuk do të jetë në 21 dhjetor 2012.

Shkencëtarët Maja ishin në gjendje që përmes vëzhgimeve direkte dhe të detajuara të qiellit, të zhvillonin analizat nëpër gurë.Kalendari Maja është konvertuar me kalendarin tonë dhe shkencëtarët i janë referuar mjaft.

Studimet e reja të Aldanës propozojnë lexim të ri të profecitë apokaliptike të Majave. Kështu qetësohuni, pasi fundi i botës nuk do të jetë në 2012 por 50 ose 100 vjet më vonë. Shpjegimin e jep në një kapitull të librit të tij të ri "Calendars and Years II: Astronomy and Time in the Ancient and Medieval World". Aldana duket i bindur se data është llogaritur gabim, duke i dhënë më shumë shpresë për jetëgjatësi atyre që kishin besuar në fundin e botës pas dy vitesh

Era85 27.10.2010 0 1010
Comments
Order by: 
Per page:
 
  • There are no comments yet
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
27.10.2010 (4966 days ago)
Rate
0 votes
Actions
Recommend
Categories
Filme (3 posts)
Lajme Shqip (292 posts)
Movies (2 posts)
Ngjarje (1 posts)
Politics (3 posts)
Politik (3 posts)
Tech News (48 posts)