Beitragsansicht

Wollfarth: Korrupsioni? Asnjë dënim 18/12/2010

I ftuar në një tryezë për të diskutuar në lidhje me masat që duhet të ndërmerren ndaj këtij fenomeni, Wollfarth deklaroi se ndonëse në vendin tonë për korrupsionin janë marrë masa, ka ende shumë për të bërë.

“Mbetet ende për t’u krijuar një histori bindëse e aktgjykimeve dhe dënimeve të forta e të duhura, ose gjobave në rastet e korrupsionit”, theksoi ambasadori.

Ai nuk harroi të theksojë edhe faktin se goditja ndaj këtij fenomeni duhet të jetë e plotë edhe në rastet kur personi që akuzohet për korrupsion ka një nivel të lartë në hierarkinë e zyrtarëve shqiptarë.

Këtë qëndrim kreu i OSBE-së në Shqipëri e lidhi edhe me faktin se nëse nuk ka “goditje” të tilla, atëherë është e vështirë të flitet për pavarësinë e sistemit të drejtësisë në vend.

“Trajtimi i prerë dhe transparent i rasteve kur pretendohet se ka pasur korrupsion, pavarësisht nga statusi i të akuzuarve, është një tregues i rëndësishëm i pavarësisë së gjyqësorit”, theksoi Wollfarth në fjalën e tij.

Era85 18.12.2010 0 1122
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)